Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 15, 2020

Scroll to top

Top

530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PSG po i ben presion Interit per Icardin: “Ja propozimi i tyre i fundit: ofrojne nje lojtar ne shkembim.”

PSG po i ben presion Interit per Icardin: “Ja propozimi i tyre i fundit: ofrojne nje lojtar ne shkembim.”
Inter Club Staff

Me fitoren e Ligue 1 ne xhep perpara kohe, Paris Saint Germain, eshte perqendruar mbi te ardhmen.

Ne pritje qe te kuptohet nese do te rimerret rruga europiane, skuadra franceze po mendon per merkaton duke qene se kane shume ceshtje te hapura.

Ceshtja kryesore ka te beje me blerjen e mundshme te Mauro Icardit. Per te arritur tek argjentinasi, ata duhet te paguajne 70 milione eurot e rena dakort ne te drejten e blerjes me Interin.

Deri me tani nuk eshte pare ndonje informacion per vullnetin e Interit per uljen e kesaj shifre.

Por sipas asaj qe kane shkruar gazetaret e Gazzetta dello Sport sot, “Mendimi i Paris Saint Germain ne kete moment eshte shume i qarte”.

“70 milione eurot e blerjes se rena dakort ne veren e kaluar – qe duhen paguar deri ne daten 31 maj – duhen ridiskutuar per shkak te pandemise sipas asaj qe thote Paris Saint Germain.”

“Pandemia ka prekur kasat e te gjithe skuadrave ne Europe dhe nuk mund te bente perjashtim as PSG e sheikut te Qatarit.”

“Humbjet e tyre nga ndalja e kampionatit francez llogariten diku tek 200 milione euro.”

“Nderkohe, Interi nga ana e saj nuk e ka pritur mire kete kerkese te PSG qe e ka bere ne nje forme presioni duke nenkuptuar qe nese Interi nuk pranon, Icardi mund te kthehet pas.”

“Vazhdon gjithesesi ne keto momente nje diskutim optimist mbi mbylljen e kesaj tratative.”

“Gjithesesi lajmi i keq ne kete mes nuk eshte vetem ky, por edhe se deri me tani nuk ka pasur skuadra te tjera te interesuara per argjentinasin.”

“Keshtu, nuk perjashtohet qe Interi te pranoje kushtet e reja te PSG dhe te pranoje nje transferim te Mauro Icardit ne Paris per me me pak para.”

Por sipas te rejave nga Parisi, duket se kjo ceshtje mund te zgjidhet edhe me nje shkembim qe do te bente qe shuma e paguar nga PSG te ishte me e ulet dhe Interi do e pranonte.”

“Emrat mbeten per tu diskutuar, por emri i pare eshte ai i Julian Draxler qe edhe ne dimer ju ofrua Interit.”

Keshtu shkruan sot La Gazzetta dello Sport per kete ceshtje. Me sa duket PSG deshiron nje ulje te rendesishme nga 70 milionet e rene dakort per Icardin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.