Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,326 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni qe enderron Conte: “Ai po kerkon pleq? Po cfare thoni: shikoni pak moshen mesatare.”

Inter, ja formacioni qe enderron Conte: “Ai po kerkon pleq? Po cfare thoni: shikoni pak moshen mesatare.”
Inter Club Staff

Nje formacion tipik per lufte. Eshte pikerisht kjo qe deshiron Antonio Conte ne sezonon e ri.

Pas ardhjes se Achraf Hakimi, tekniku ka shtyre qe te sjelle ne Milano dy lojtare qe kane shume eksperience si Kolarov dhe Vidal.

Por endrra e vertete mbetet N’Golo Kante. Por a eshte e vertete qe Interi do te kete nje skuader te mbushur me ‘pleq’ ne sezonin e ri? Po cfare thoni, nuk eshte aspak keshtu.

Nese analizohet formacioni i endrrave per Conten ne sezonin e ri, sipas La Gazzetta dello Sport thekson se Interi do te kete nje moshe me te re se sezonin e shkuar.

Ata kane krijuar formacionin e mundshem te Interit, qe eshte nje 3-5-2, me Kante ne fushe, dhe kane dale ne perfundimin se zikalterit do te kishin nje moshe mesatare rreth 27 vjec.

Por sa eshte mosha e lojtareve te Interit dhe objektivit Kante? Le ti marrim te gjithe me radhe nje per nje:

Handanovic (36) Skriniar (25) De Vrij (28) Bastoni (21) Hakimi (21) Barella (23) Kante (29) Vidal (33) Young (35) Lautaro (23) Lukaku (27). Mosha mesatare: 27,3 vjec.

Nje moshe mesatare totalisht e pranueshme, e mbase shume e re ne krahasim me shume klube te medha europiane.

Por te mos harrojme se ne stol do te kishte lojtare te rinj dhe te talentuar si Eriksen dhe Sensi. Por edhe njerez me eksperience si Godin dhe Kolarov.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.