Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

1,712 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Benzema-Inter? E veshtire, por mund te behet. Ausilio po pergatit nje strategji te trefishte dhe intensifikon kontaktet per planin B

Benzema-Inter? E veshtire, por mund te behet. Ausilio po pergatit nje strategji te trefishte dhe intensifikon kontaktet per planin B
Ardi Deda

Numri i sotem i gazetes Tuttosport vazhdon te flase per kanditaturen e Karim Benzema per sulmin e Interit per sezonin e ardhshem. Gazeta torineze sot provon te shpjegoje se si klubi zikalter mund te mbylle nje operacion kaq te veshtire dhe ti marre Realit sulmuesin francez. Behet fjale per nje operacion shume kompleks dhe per shkak te kesaj klubi zikalter nuk ka per qellim te braktise planin B, qe sjell ne Milano Fernando Torres. Por le te kthehemi tek Benzema dhe tek plani i Erick Thohir per te fituar sherbimet e sulmuesit.

Sipas Tuttosport, marreveshja eshte komplekse dhe kalon nepermjet nje strategjie te trefishte. “Para se gjithash, duhet mbajtur parasysh qe largimi i lojtareve ne mbarim kontrate (Milito, Samuel, Zanetti, Chivu i cili i ka mbyllur tashme raportet me Interin, Mudingayi, Castellazi, Mariga dhe Cambiasso e ardhmja e te cilit eshte ne dyshim) do te sjelle ne kursimin e rreth 30 milione euro. Largime keto te cilat mund te shoqerohen me nje fushate shitjesh te rendesishme (Alvarez dhe Ranocchia jane ato qe mund te sakrifikohen, si dhe te rinjte qe kane merkato si Lorenzo Criestig). Gjithashtu Realit mund ti kerkohet shtyrja e pageses, per ta bere nje operacion te tille me pak te rende per buxhetin. Nje plan shume ambicioz dhe i veshtire per tu realizuar”.

“Per kete – vazhdon gazeta torineze – Ausilio mund te udhetoje serish ne Londer per te intensifikuar kontaktet me Torres duke perfituar nga fakti qe sezoni e i Chelsea ka perfunduar tashme dhe prej faktit se Mourinho mund te ndihmoje shoqerine me te cilen ka fituar Tripleten. Te sjellesh Torres ne Milano, do te ishte nje bast, duke pare rendimentin e spanjollit ne vitet e fundit. I nje profili tjeter do te ishte blerja e Benzema qe do te kishte, ne baze te qellimeve te Thohir, nje impakt te madh ne tregjet aziatike (ku presidenti kerkon te perhape marken zikalter), si dhe do te rriste entuziasmin e tifozeve. Nje blerje qe do te sillte te ardhura fale te drejtave te imazhit, nga industrite e lidhura me merchandising dhe qe do te zvogleonte hendekun me skuadrat e para ne renditje. Te gjitha keto jane arsye qe kane bindur Thohir per te kultivuar endrren per ti dhuruar Interit nje top player te nivelit boteror”, perfundon Tuttosport.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.