Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

955 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Qendrimi i Contes tek Interi do te thote largim te sigurt per nje TOP PLAYER zikalter: ai ka perfunduar jashte projektit te Contes!

Qendrimi i Contes tek Interi do te thote largim te sigurt per nje TOP PLAYER zikalter: ai ka perfunduar jashte projektit te Contes!
Inter Club Staff

E ardhmja tek Interi e Milan Skriniar eshte totalisht e lidhur me te ardhmen tek Interi e Antonio Contes.

Mbrojtesi sllovak, eshte nje pike e forte e Interit te viteve te kaluara por e ka humbur statusin e tij te pashitshmit dhe tekniku eshte i gatshem ta sakrifikoje per te arritur tek objektiva te tjere te merkatos.

Keshtu, fatet e tyre jane te nderthurura dhe kete gje e mbeshtet Corriere dello Sport ne numrin e saj te perditshem.

“Nese Milan Skriniar do te qendroje tek Interi apo jo, askush nuk e di ne kete moment sepse eshte nje histori per tu shkruar.

ZGJEDHJA E CONTES – “Skriniar eshte shume larg diteve me te mira. Ne modulin e ri, ai ka pasur goxha veshtiresi ne tregimin e vlerave te tij.”

“Conte do te preferonte qe sezonin e ri te kishten e dispozicion Lautaro Martinez perpara sllovakut, sepse nje mbrojtes qe i pershtet skemave te tij mund te gjendet ne merkato por nje sulmues, jo. Prandaj ai mund te shkembehet me Ndombele.”

FATE TE NDERTHYRURA – “Shume do te varet edhe nga e ardhmja e tij ne pankinen zikalter. Nese Antonio Conte per ndonje motiv nuk do te qendroje, klubi do te preferonte qe te mos shiste Skriniar.”

“Skriniar eshte nje nga lojtaret me te rinj dhe me te talentuar ne skuader. Nese me pas nje teknik i ri vjen per te luajtur me kater mbrojtes, ai do te behej i paprekshem.”

“Keshtu, qendrimi i Contes sjell automatikisht largimin e Skriniar. Ose te pakten, kjo flitet ne kete moment ne ambjentin zikalter sepse gjerat mund edhe te ndryshojne…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.