Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta sulmon Conten dhe i jep dore Eriksen: “Ai eshte Hamleti i Danimarkes. Conte ben mire qe…”

Gazzetta sulmon Conten dhe i jep dore Eriksen: “Ai eshte Hamleti i Danimarkes. Conte ben mire qe…”
Inter Club Staff

“Nuk duam te kritikojme, nuk duam as te pyesim se si ja arriti, por duam te theksojme se Interi ja doli, dhe eshte ne 1/4 e finaleve te nje kompeticioni europian. Dicka qe nuk ndodhte qe nga sezoni 2010-2011.”

Keshtu hapet artikulli i La Gazzetta dello Sport i cili analizon Inter-Getafe, por ne kete shkrim, edhe pse ata thone nuk duam te kritikojme, nuk kane munguar aspak kritikat per Antonio Conten.

“Golat u shenuan nga Lukaku dhe Eriksen, dy pole te kunderta.”

“I pari eshte njeriu kopertine qe ka shenuar 30 gola ne vitin e tij te par tek Interi: nje mrekulli e vertete.”

“Ndersa i dyti eshte Hamleti i Danimarkes, qe rikthehet vetvetja sa here luan ne Europe, ku ka shenuar tre gola dhe dy assist ne kater prezencat e tij te fundit ne Europa League por qe ka qene poshte pritshmerive kete sezon.”

ERIKSEN – “Por duhet te sinjalizojme futjen shume te mire ne fushe te Eriksen, qe edhe njehere edhe pse vjen nga pankina, arrin te shenoje golin aq shume te pritur nga Conte te qetesise.”

“Kemi ketu per te thene se Conte e ka gabim: nje zgjidhje duhet gjetur sepse Interi ne mesin e fushes, cilesi si ato te Eriksen nuk i ka. Sidomos kur nuk eshte Sensi.”

“Conte mund te besoje te shpirti dhe fryma e Barella, por i duhet teknike, origjinalitet dhe kreativitet. Duhet dikush qe ka me shume se nje mendim se sa nje top te gjate per Lukaku dhe mire u pafshim.”

“Merry Christian per te gjithe, Conte gjithashtu. Sepse eshte ai i pari qe duhet te gjeje nje zgjidhje. Nese nuk e gjen ai, atehere eshte e kote te flasim per te”, ka komentuar La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.