Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

903 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica zbulon: “E pabesueshme cfare mashtrimi: Interi i ka paguar rrogat, por ato qe nuk kane paguar jane…”

Repubblica zbulon: “E pabesueshme cfare mashtrimi: Interi i ka paguar rrogat, por ato qe nuk kane paguar jane…”
Inter Club Staff

Eshte nje lajm i pabesueshem ai qe vjen sot nga La Repubblica, e perditshme italiane, e cila flet se si Interi ka rene viktime e fake news perpara ndeshjes Inter-Juventus.

Ata jane ndalur sot keshtu te kerkesa zyrtare e klubeve te Serie A qe nuk ka mberritur ende ne Federaten Italiane te futbollit, por qe pritet te vije shume shpejt.

Behet fjale per shtyrjen e rrogave qe kishte si date skadence 16 shkutin, e qe mund te shtyhet me dy muaj te tjere.

Pandemia me sa duket i ka vene te gjithe ne veshtiresi, dhe mendohet se demi per Serie A deri me tani nga stadiumet bosh eshte tek 600 milione eurot.

Nderkohe, La Repubblica zbulon me detaje ate qe po ndodh ne Serie A me rrogat dhe vecon Interin nga te tjerat, ndryshe nga sa ishte perfolur.

“Duhet te jete Liga e Serie A, e drejtuar nga Dal Pino qe te beje dicka dhe te beje kete kerkese per Gabriele Gravina, i cili ka fiksuar nje mbledhej te keshillit federal te Federates ne daten 29 janar.”

“Kjo eshte e fundit perpara zgjedhjeve qe do te behen ne daten 22 shkurt. Fale nderhyrjes se qeverise, pas presionit te bere nga Gravina dhe Dal Pino, te cilet kane qene te bashkuar ne keto momente dramatike te futbollit, per klubet eshte e mundur qe te bejne pagesat e rrogave duke i ndare nga taksat keto pagesa, me taksat qe mund te paguhen me vone.”

“Per shembull, per Interin ka pasur nje disinformacion teper te madh: zikalterit i kane paguar rregullisht per lojtaret rrogat e nentorit dhe dhjetorit, por ne vend qe te paguanin 30 milione euro, kane paguar vetem gjysmen.”

“Cfare ka ndodhur? Interi ka paguar lojtaret, por i ka thene qeverise te prese per taksat. Pra, nese nje lojtar i Interit merr 5 milione euro rroge dhe kosto per Interi eshte 10 milione euro ne sezon, zikalterit kane vendosur qe 5 milionet tja japin lojtarit, por shtetit i kane thene te prese dhe taksat do te paguhen me keste.”

“Pra, lajmet per Interin qe nuk ka paguar rrogat e nentorit dhe dhjetorit perpara ndeshjes Inter-Juventus duket se nuk kane qene te verteta.”

“Nderkohe, ne te vertete nuk eshte Interi qe ka problem me rrogat, por ka skuadra ne Serie A qe nuk kane paguar dot as lojtaret por as shtetin”, nenvizon La Repubblica.

GJYQ ME SKY – “Federata ne ditet e kaluara eshte takuar me klubet: nese do te vendose per shtyrje te rrogave per te gjithe skuadrat, atehere ata do te gjejne mosdakordesi edhe me lojtaret por edhe me tranjeret, qe duan rrogat. Ketu flitet per te gjithe Serie A jo per vetem nje klub apo dy.”

“Nderkohe, Liga Serie A pret nje vendim te gjykates se Milanos, duke uruar qe Sky Sport te detyrohet te paguaje 130 milione eurot e fundit te kestit te sezonit e shkuar.”

“Keto para kane bere qe klubet te mos kene likujditet, sepse jane para qe shperndahen te skuadrat e Serie A.”

“Keshtu, sistemi futboll nuk ecen dot perpara. Kosto e punes eshte shume e larte. Klubet jane te bindur, por i duhet nje ndihme nderkohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.