Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,071 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Paguajme skepticizmin. Milito? Duhet te rekuperohet. Per Vucinic…

Mazzarri: “Paguajme skepticizmin. Milito? Duhet te rekuperohet. Per Vucinic…
Xhorxh Gellci

Dhe tani mund te thuhet: Inter eshte ne krize. Inter nuk ja del te munde as Catanian, skuader qe deri tani kishte 10 humbje ne transferte ne 10 ndeshje. Pika e pare vjen pikerisht ne Meazza. Walter Mazzarri komenton keshtu ne Sky ne fund te ndeshjes: “Ka shume variabla qe ndikojne ne paraqitje. Skepticizmi gjate javes, tifozet… Dukej nje ndeshje me porta te mbyllura, eshte e vertete qe tifozet duhet te benin dicka me shume. Nuk vjen asnjehere episodi i ktheses dhe nuk shenojme gol per t’u shbllokuar. Sidomos ne shtepi, duket momenti i veshtire, luajme pak te frenuar. I kemi patur rastet, por i gabojme. Nuk jemi te qete dhe nuk mundem te fitonim.

Tani kalendari, sidomos jashte, na ben te zhvillojme ndeshje te veshtira. “Ne Genova skuadra luajti me e lirshme, sot kishim me shume frike. Nese do shbllokonim ndeshjen, ndoshta do te luhej si ne Genova. Ne disa raste, ndoshta eshte me mire te luajme larg San Siros. Jemi eksperte? Nuk mund ta them me siguri. Pavaresisht moshes, rendesi ka fakti qe shume nuk kane luajtur si protagoniste ne nje klub si Inter. Si Jonathan, Kuzmanovic… Jane bere disa zgjedhje ne keto dy vitet e fundit. Milito? Per ta rikuperuar, duhet qe te luaje. Pastaj, nese nuk luan, thuhet qe une luaj vetem me nje sulmues. Sot mund te shenonte, mund ta hiqte presionin nga Palacio. Pastaj Icardin nuk e kam patur kurre te gatshem, Botta nuk ka 90 minuta. Nga momenti qe nuk fiton, nuk mund te heqesh Militon, sepse ka rendesi edhe mesazhi psiokologjik. Edhe ne pjesen e dyte kemi shkuar shume prane golit. Por drejtuesit dine gjithcka, per kete eshte nje vit tranzicioni: duhet bere keshtu sepse nuk ka zgjidhje tjeter.”

Mbi shkembimin e munguar te Guarin? “Tratativa me Vucinic nuk eshte konkretizuar jo vetem per protestat e tifozeve, por edhe per ceshtje te tjera. Shoqeria e di cfare me sherben: nese do ja dalin, mire. Ne te kundert do bejme kete qe mundemi. Por duhet nje shpirt tjeter: keta cuna kane nevoje per te krijuar atmosferen e duhur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.