Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

371 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rey Manaj zbulon: “Cfare endrre te isha pjese e Interit. Sot kam kontakte vetem me dy lojtare: flas shpesh me…”

Rey Manaj zbulon: “Cfare endrre te isha pjese e Interit. Sot kam kontakte vetem me dy lojtare: flas shpesh me…”
Inter Club Staff

“Kam ardhur me prinderit e mi te shtepia e nje halle ne Castelchiodato, province e Romes. Ishte 2000, sapo kishte perfunduar lufta ne Kosove.”

“Nje mengjes ne oren 5 trokiten ne dere: kontrolle. Nuk kishim dokumenta dhe na derguan prapa ne Shqiperi.”

“Dy vite me pas rikthehemi ne Itali me dokumentat ne rregull. Babai im kishte ardhur me heret duke gjetur edhe pune.”

“Une udhetova me nje gomone me mamin, motren dhe nje halle. Per fat te mire isha i vogel dhe nuk mbaj mend asgje nga ai udhetim.”

“Por e di qe jemi nisur pa asnje siguri qe do te mberrinim gjalle. Pas nje periudhe ne Castelchiodato, u transferuam ne Codogno. Aty nisi edhe historia ime me futbollin.”

Keshtu e nis tregimin e tij Rey Manaj, i intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, e tregon karrieren e tij deri te Spezia.

Rey, Mancini te beri te debutoje ne A ne moshen 18 vjecare. Cfare nuk funksionoi me vone?

“Mancini ka qene nje pike referimi. Me ka stervitur gjithmone me skuadren e pare. Mbaj mend debutimin me Atalanten dhe golin e Jovetic pas futjes time.”

“Por ndryshimi i madh ndodhi kur takova Gigi Simonin te Cremonese. Do lagohesha dhe me tha te qendroja sepse isha 16 vjec dhe do te luaja ne skuadren e pare.”

“E fale asaj eksperience shkova te Interi me pas. Nje enderr per mua duke qene se kam qene nje tifoz i Interit qe femije dhe isha kenaqur si i cmendur per Tripleten ne 2010.”

“Pastaj kur arrin tek Interi eshte nje tjeter gje… Nuk isha gati as fizikisht por as nga ana mentale. Kam ende shume shok atje. Por kontakte akoma kam me Brozovic dhe Perisic. Me ata flas shume.”

Pse pas Barcelones ke zgjedhur Spezian?

“Ishte nje bast i mire. Nje klub me ambicje qe po konsolidohej dhe nje skuader e re. Nje tranjer qe po nderton rrugen e tij pasi ka qene nje kampion.”

“Kam kuptuar se te Spezia mund te konfirmohesha.”

Shpetimi eshte shume afer. Cili eshte sekreti qe te evitohet komplikimi i jetes?

“Duke konsideruar cdo pike te rendesishme. Ne fazen e fundit te kampionatit cdo pike vlen trefish. Kemi nje avantazh te mire, por nuk duhet te gabojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.