Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Roma-Inter, cfare sulmi i Biasin ndaj Handanovic: “Ja pra: diferenca ndermjet dy skuadrave eshte qe…”

Roma-Inter, cfare sulmi i Biasin ndaj Handanovic: “Ja pra: diferenca ndermjet dy skuadrave eshte qe…”
Inter Club Staff

Me sa duket forma qe po kalon Samir Handanovic eshte kthyer ne nje problem serioz ne skuadren zikalter.

Dihet tashme qe ne futboll, portieri eshte mbase lojtari me i rendesishem ne skuader, por Interi po e vuan shume kete repart ne kete sezon.

Eshte vene re qe shpesh here Samir Handanovic nuk e ka me ate instiktin e ati portierit te madh qe ka pasur me vite me radhe.

Ai hidhet shume rralle, dhe mjaftonq e topi te jete ne cep te portes, per ta shoqeruar ate vetem me sy.

Kete gje e ka vene re diten e sotme edhe gazetari i njohur italian, tifozi i Interit, Fabrizio Biasin qe eshte shprehur shume i ashper ndaj tij.

Ai ne fund te pjeses se pare Roma-Inter ka shperthyer duke thene se Handanovic ishte fajtori kryesor per golin e pesuar, edhe pse kishte nje devijim.

“Diferenca e madhe ndermjet ketyre dy skuadrave te bukura qe kemi pare ne fushen e lojes eshte se nga njera ane njeri portier ka bere nje pritje te mrekullueshme me instikt (Pau Lopez ndaj Lukaku) dhe nga ana tjeter, kolegu i tij (Handanovic) e ka harruar totalisht instiktin e portierit.”

Nderkohe, ne pjesen e dyte portieri i Romes arriti te bente nje pritje tjeter te mrekullueshem ndaj Lautaros, por edhe Handanovic beri disa edhe pse perseri nuk arriti te hidhej dot te goli i pesuar nga Mancini ne fund.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.