Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 2, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Romelu Lukaku hap zemren: “Inter per mua eshte gjithcka. Doni te dini si u riktheva? Mora ne telefon…”

Romelu Lukaku hap zemren: “Inter per mua eshte gjithcka. Doni te dini si u riktheva? Mora ne telefon…”
Inter Club Staff

“Tifozet e Interit jane me te vertete speciale. Me te miret ne bote. Jane gjithmone aty per te ndihmuar skuadren edhe ne momentet e veshtira”.

Keshtu nis fjala e Romelu Lukaku ne nje interviste te leshuar per Sky Sport, e cila eshte transmetuar diten e djeshme.

Nderkohe, Lukaku vazhdon: “Jam surprizuar, mendova se ishin ende te merzitur me mua, por mendojne se te gjithe e dine se une kam pasur gjithmone Interin ne zemer, edhe pse jam larguar”.

“Kam folur me shoket dhe me klubin, duke i shpjeguar atyre motivet pse jam larguar nga Inter. Jam rikthyer dhe dua te qendroj edhe ne te ardhmen”.

“Kjo do te thote qe per mua Inter eshte gjithcka. Te gjithe e dine. Tani une dhe skuadra duhet te dergojme klubin ne sukses sa me shpejt”.

“Demtimi? Ka qene shume e veshtire. Me shume nga sa u mendua, une kisha keputur tendinat e muskulit ne kofshe”.

“Une jam nje lojtar qe rekuperohem shpejt zakonisht, kisha kete ndjesi ne fillim, por kesaj radhe nuk ja dola. Ne fund arrita te luaj disa minuta ne Boteror, por me vetem 2 stervitje te plota ne total ne dy muaj”.

“Por kam pushuar dhe kam nisur cdo gje nga zero. Keto dhjete dite me kane masakruar ne stervitje dhe tani kam deshire qe te kthehem dhe te luaj”.

“Te presim fushen dhe te shohim. Cfare i them atyre qe nuk kane besim tek une? Shihemi ne fushen e lojes”.

“Si u riktheva tek Inter? Isha i grumbulluar ne Kombetare dhe disa dite parpara kisha folur edhe me pronarin e Chelsea”.

“Behet fjale per Tod Boehly, me te cilin kam patur nje bisede shume te bukur dhe i kam shpjeguar cdo gje me detaje”.

“I kam treguar per marredhenien time me tranjerin e Chelsea ne ate kohe qe ka qene Thomas Tuchel e gjera te tjera”.

“I kam thene qe doja te kthehesha tek Inter dhe ai me ka hapur porten per te bere ate qe une doja: te vija ne Milano”.

“Me pas kam filluar te flas me Interin dhe nga aty tratativa ka ecur shume shpejt si per mua e si per klubin”.

“Avokati im me pas eshte marre me detajet e ketij operacion dhe une mezi po prisja te behej realitet ajo qe kishte muaj qe enderroja”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.