Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

195 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Juventus, duel i forte ne merkato per lojtarin e Chelsea: duhen 30 milione euro

Inter-Juventus, duel i forte ne merkato per lojtarin e Chelsea: duhen 30 milione euro
Inter Club Staff

Inter dhe Juventus jane gati qe te ndeshen ne merkato per disa objektiva, por sipas mediave itaaliane sot, ata jane perqendruar ne nje objektiv qe luan tek Chelsea. 

Nderkohe qe do te kete lufte edhe per lojtaret e Fiorentines si Chiesa apo Castrovilli apo edhe Tonali te Bresica, asgje nuk perfundon ketu.

Sipas Tuttosport, edhe Interi edhe Juventusi jane ne gjurmet e Emerson Palmieri, lojtar krahu brazilian qe luan tek Chelsea dhe qe vleresohet 30 milione euro.

Por cfare levizje do te beje Juventusi dhe Interi tani? Keto i shpjegon i perditshmja italiane ne artikullin e saj.

LEVIZJA E JUVENTUSIT – Sipas Tuttosport, Juventusi e shikon ish-lojtarin e Romes si zevendesuesin e Alex Sandro qe mund te perfundoje tek Paris Saint-Germain. “Juventusi e shikon lojtarin si nje zevendesim ideal per brazilianin e saj.”

INTERI KERKON TE LEVIZE ME SHPEJT SE JUVENTUSI – Zikalterit, sipas asaj qe tregon FcInter1908, kane filluar te levizin me shpejt se Juventusi: edhe per Emerson, ashtu si ndodhi per Lukaku dhe Eriksen, pritet qe te kete lehtesira fiskale per transferimin e tij ne ITali.

Conte, qe e ka stervitur edhe me pare tek Chelsea, ka dhene dakordesine e tij totale per kete transferim. Nderkohe Interi ka nje avantazh: Juventusi duhet te shese me pare Alex Sandron perpara se te hidhet ne sulm per lojtarin e Chelsea dhe ky eshte nje avantazh jo i vogel per Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.