Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 26, 2019

Scroll to top

Top

1,859 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ronaldo: “Me Interin mund te fitonim me shume, por kane ndodhur gjera te cuditshme”. Me pase pershendetja me Zanettin.

Ronaldo: “Me Interin mund te fitonim me shume, por kane ndodhur gjera te cuditshme”.  Me pase pershendetja me Zanettin.
Juxhin Nebiaj

Ne studiot e emisionit ‘Tiki Taka’, Fenomeni Ronaldo Luis Nazario de Lima  ka folur rreth aventures se tij si zikalter dhe jo vetem:

RONIE TE INTER – “Kam nje ndjenje te madhe per Interin, e ndjek gjithmone, jam tifoz i vertet i kesaj skuadre edhe pse ne distance. Mund te fitonim me shume, por keshtu shkoj, ndodhen gjera te cuditshme per te cilat uroj mos te ndodhin me. Ne ate kohe nje nga 2 skudetot ishte e jona”.

POKER – “E di qe Cristiano dhe Neymar do te luajn, per Messin nuk e di. Kam humbur kunder Nadal, ishte nje loje e cuditshme. Ne futboll me pelqen si Messi dhe Ronaldo, Messi pak me shume. Me pas jane edhe Neymar, Lewandowski, Suarez…”

MILAN – “Goli ne derbi me fanellen e Milanit? Kam qene i provokuar dhe kam gabuar. Ne fushe te gjithe kerkojme te japim me te miren. Kemi ngren darke me Morattin dhe me ka falur. Javen e finales se Championsit do te shkoj ne Appiano Gentile dhe do te luaj nje mini ndeshje”.

Keshilla per Interin- “Duhet te keni durim, 2 muaj kane shkuar keq dhe per vitin e ardhshem duhet nje plan per ta rikthyer skuadren ne Champions”.

Gjate intervistes ka nderhyre Javier Zanetti: “Per mua ka qen nje nder te luaja me Ronin”. Fenomeni i eshte pergjigjur: “Ai eshte kapiteni, shembulli i te gjithve, nje lider ne futboll. Nuk ndodh shpesh qe brazilianet dhe argjentinasit te shkojne mire, por me ne ka qene ndryshe”.

Nje date qe nuk do te harroj? “5 maji, ka qene i trishtuar per te gjithe ne interistet. Por ne mes te 5 majit dhe tripletes, preferoj te kujtoj kete te fundit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.