Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

719 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, presidenti i klubit belg zbulon gjithcka: “Interi ka mbyllur per 17 milione euro blerjen e…”

Inter, presidenti i klubit belg zbulon gjithcka: “Interi ka mbyllur per 17 milione euro blerjen e…”
Inter Club Staff

Me sa duket, gjate gjithe kesaj kohe qe eshte folur per kete ceshtje, nga prapa ka pasur nje marreveshje sekrete.

Po flasim per Zinho Vanheusden dhe per nje rikthim te tij tek Interi qe deri para pak kohesh shihej sikur ishte ne rrezik te ndodhte.

Gjithcka eshte zbuluar nga Alexandre Grosjean, CEO i klubit belg, i cili ka dhene nje interviste te gjate per ‘Het Belang van Limburg’.

Nderkohe, lojtari aktualisht eshte i ndalur per shkak te nje demtimi te pesuar ne 1 nentor ne nje ndeshje te Jupiler Pro League kunder Oostende, por operacioni eshte kryer me kohe dhe lojtari deshiron te kthehet per Play Off.

Por le te rikthehemi te ceshtja e rendesishme: Me sa duket, ndermjet Interit dhe Standartit te Liezhit ka pasur nje marreveshje sekrete gjate gjithe kesaj kohe.

Gjithcka e zbulon Alexandre Grosjean, i cili tregon: “Nuk do te cuditesha nese Zinho do te rikthehej ne kohe per te luajtur playoff.”

“Mjeku jone ka thene se ai ka bere nje progres te madh. Vullneti i tij eshte te dale sa me shpejt nga kjo situate.”

“E ardhmja e tij? Nuk do te jete te Standardi i Liezhit. Ate po e pret interi, qe do te paguaje 17 milione euro per ta kthyer ne Milano.”

“Ne kemi nje marreveshje me ta qe ne fund te sezonit do te konkretizohet perfundimisht. Firmat kane ardhur dhe gjithcka futet ne fuqi, largohet apo nuk largohet Suning.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.