Sacchi shume i ashper: “Interi eshte i ndryshem. Derbi? Tifozet duhet te zhduken nga stadiumi nese…”
I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi ka kthyer disa pergjigje per derbin e nates se sotme.
Keto kane qene fjalet e tij te plota:
Si te duket Interi i Inzaghit ne krahasim me Interin e Cones?
“Mbi te gjitha, une mendoj se ndryshimi me i madh qendron te sulmi ku Edin Dzeko ka ardhur ne vendin e Romelu Lukaku.”
Barella dhe Tonali: nje lufte midis se ardhmes se mesfushes se Italise?
“Barella eshte qe tani nje kampion dhe une e di sepse e njoh shume mire djaloshin qe kur ka qene ne akademi.”
“Me karakterin e tij eshte nje hap me lart se shume lojtare. Isha i bindur se do te behej ky qe eshte sot qe kur e kam pare per here te pare.”
Duke dale nga Europa, Milani mund te dedikohet te kampionati?
“Nje eleminim do te ishte dicka shume e shemtuar. Dhe jo, nuk ndihmon aspak.”
Cfare derbi do te jete per ty Arrigo?
“Le te jete nje derbi spektakolar, i bukur, i kenaqshem. Tifozet duhet te zhduken nga stadiumi nese i shohin skuadrat duke luajtur keq.”