Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

631 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sensi pranon gabime ne te shkuaren: “Me kane sherbyer shume, tani mendoj vetem per futbollin. Conte nje TOP.”

Sensi pranon gabime ne te shkuaren: “Me kane sherbyer shume, tani mendoj vetem per futbollin. Conte nje TOP.”
Inter Club Staff

Ai eshte protagonisti absolut i Interit te Contes ne kete fillim sezoni dhe e ka treguar kete gje ne fushen e lojes me paraqitje te mrekullueshme.

Edhe diten e djeshme ndaj Udineses ka qene pikerisht nje gol i tij me koke ai qe vendosi ndeshjen dhe beri qe Interi te fitonte tre piket.

Stefano Sensi diten e sotme ka folur ne nje interviste te shkurter per kanalin me tematike zikalter, INTER TV.

“Per tu bere ky qe jam sot, me kane sherbyer gabimet e bera ne vitet e kaluara. Nuk kam qene profesionisti qe jam tani.”

“Tani e kam mendjen vetem tek futbolli, dua te jap me te miren nga vetja ime. Por nuk kam qene keshtu, mbase e ka pasur fajin mosha.”

Sensi tregon keshtu metamorfozen qe ka pesuar duke u bere lojtari qe eshte sot dhe per arritjen e tij te madhe qe mberriti tek Interi duke u bere ne pak jave nje lider teknik i skuadres ne fushe.

“Eshte thelbesore te kesh nje tranjer si Conte per te arritur keto nivele, ai eshte nder me te miret ne bote.”

“Vetem fakti qe e ke ne pankine te rrit tensionin dhe te jep perqendrimin e duhur per te dhene maksimumin ne fushen e lojes.”

“Ne mendojme per te fituar ndeshje pas ndeshje, vetem per kete mendojme. Kemi detyren te provojme per gjithcka qe do te luftojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.