Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shefi i arbitrave ne Itali jep lajmin e pazakonte: “Shume shpejt te gjithe tifozet do te kene mundesi te degjojne ne kohe reale…”

Shefi i arbitrave ne Itali jep lajmin e pazakonte: “Shume shpejt te gjithe tifozet do te kene mundesi te degjojne ne kohe reale…”
Inter Club Staff

Gianluca Rocchi, shefi i arbitrave te Serie A dhe Serie B, ka qene diten e sotme i ftuar ne Radio Anch’io Lo Sport. 

Ai ka folur per shume tema, por mbi te gjitha, ai ka lajmeruar edhe per nje ndryshim te pazakonte qe mund te ndodhe ne Serie A.

Gjithcka nis nga VAR dhe te rejat e fundit ne lidhje me te…

“Ajo qe i kemi thene djemve tane arbitra eshte qe duhet te rikthejme arbitrimin ne qender te projektit. VAR eshte nje instrument shume i mrekullueshem nese arbitri e perdor mire.”

“Ne kete pike, duhet te vleresojme me shume ate qe ndodh ne fushe, dhe te mos e kthejme VAR ne nje moviole ne fushe.”

“Keshtu me pas teknologjia mund te behet nje armik i madh i futbollit. Duhet punuar mire me te. Duhet qe te behemi te fiksuar pas lojes dhe jo pas monitorit.”

Pse u denua Maresca?

“Marescan ne fushe do e shihni me shpejt nga sa mendoni. Nuk vritet arbitri sepse gabon. Nuk me ka pelqyer ndeshja qe ka bere ne Roma-Milan.”

“Por kemi besim tek ai. Mbase ai do te shkoje ca kohe ne Serie B tani dhe me pas do te rikthehet ne Serie A.”

Ideja per te degjuar audiot e VAR. Si ju duket?

“Mendoj se nje dite shume shpejt do te degjojme audiot e VAR. Nuk ka asnje sekret, ne i mbajme regjistrimet pa asnje lloj problemi.”

“Ne na duhet pak ndihme edhe ne kete pike. Duke vleresuar se VAR nuk eshte vete mendimi, por edhe komunikimi.”

“Ne disa raste ka disa momente qe me mire te ndahen me publikun. Por mbase kete gje do e shohim shume shpejt ne aksion edhe ne Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.