Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

509 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shevcenko kujton: “I qesha njehere ne fytyre Materazzit. Tentoi te me tmerronte duke me thene…”

Shevcenko kujton: “I qesha njehere ne fytyre Materazzit. Tentoi te me tmerronte duke me thene…”
Inter Club Staff

Ne librin ‘Forza gentile. La vita il mio calcio’, Andriy Shevchenko ka treguar nje prapaskene te nje derbi ne 2005.

Ishte koha e derbit te Champions League, kur Interi u perball me Milanin ne nje gjysmefinale qe nuk permban shume kujtime te mira.

“Ishim ne tunelin e San Siros. Perpara ndeshjes une po provoja te beja disa pasa me murin per tu perqendruar.”

“Pak me vone kalon Materazzi qe vetem dy muaj me pare me kishte shkaktuar nje frakture dhe nje te qepur me pese penj.”

“Ai kur me sheh me thote disa gjera te tmershme per te me frikesuar, por une une i qesha ne fytyre ne ate moment.”

“Jo per tu tallur, sepse kishte respekt mes nesh, por sepse e dija se ai ne jeten e tij nuk ishte keshtu, kaq i keq.”

“Une e dija qe ne benim pjese ne nje spektakel si futbolli dhe secili ka rolin e tij. Roli i Materazzit ishte roli i te keqit.”

“Pastaj, njerezit qe tentonin te me intimidonin harronin shpesh se nga vinte Shevchenko”, e ka mbyllur fjalen e tij per Corriere della Sera ish-lojtari i Milanit.

Nderkohe, ai ka folur edhe per ate qe e ka quajtur ‘tmerri i Stambollit’, kur Milani e pa veten te humbiste nje finale Championsi ndaj Liverpool pasi kishte qene ne avantazh 3-0 ne pjesen e pare.

“Ne tre muajt e pare pas asaj finale te humbur me ndodhte te zgjohesha ne mesin e nates duke bertitur me te madhe dhe pastaj filloja e mendoja gjithe naten.”

“Me ndodh edhe ndonjehere tani te zgjohem me ate ankth edhe pse kane kaluar 16 vite. Nuk harrohet ajo dhimbje.”

“Shume nga shoket e mi nuk kane dashur ta shohin me ate ndeshje te dhimbshme. Une e di permendesh.”

“Liverpool? Kishin vetem nje shans nga 100 dhe ja dolen. Bravo atyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.