Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,471 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shperthen Felipe Melo: “E dini? Chiellini e bente ne breke. Une e di edhe pse ai thote se urren Interin.”

Shperthen Felipe Melo: “E dini? Chiellini e bente ne breke. Une e di edhe pse ai thote se urren Interin.”
Inter Club Staff

Kane bere shume zhurme fjalet e Giorgio Chiellinit te referuara per Felipe Melo dhe Mario Balotelli pervec Interit, ku kapiteni i Juventusit ka quajtur ‘nje molle te kalbur’ mesfushorin brazilain duke e quajtur edhe si ‘i keqi i te kqinjve’ apo edhe ‘i poshter’.

Ai eshte kunderpergjigjur menjehere ne nje interviste per FcInter1908.it, dhe fjalet e tij kane qene si me poshte.

“Eshte e shemtuar qe te shohesh kapitenin e Juventusit te thote dicka te tille. Kaq te ulet. Kush flet prapa kraheve nuk me pelqen. Nuk dua te flas per kete burracak.”

“Nje burre me karakter nuk mund ti lejoje vetes te flase pas shpines. Por cfare burri eshte Chiellini qe e ben kete gje?”

“Me ka pasur dy vite ne Torino tek Juventusi, mund te mi thoshte gjerat ne fytyre. Pse smi ka thene asnjehere?”

“E njejta gje edhe me Balotellin. Jemi ne nje moment ku duhet te mendojme si te ndihmojme te radhes qe na del perpara. Ky virus muti po na vret njerezit, nuk eshte momenti te pergojojme njerezit.”

“Por perpara se gjithash, do te ishte interesante te njihnim te gjithe episodet per te cilat ai flet. Por ne cdo rast, ska asnje problem per mua ti kthej pergjigje ‘ketij mbrojtesi’.”

“Por ai nuk e thote dot dicka per mua: sa kam qene ne Torino, nuk i kam munguar respekt asnjerit. As shokeve, as drejtuesve, as klubit. Ne kete pike mendoj se per te nuk kam respekt dhe sdo te kem kurre.”

“Thote se Balotelli duhet marre me shpulla dhe qe une jam e keqja e te kqijave? Boh, ai ka qene nje nga ata qe e bente gjithmone ne breke.”

“Dhe me falni: shume e lehte te flasesh per njerezit e tjere ne nje liber eh. Mbase ‘ky mbrojtesi i madh’ eshte akoma i nevrikosur me mua se kur vajta te Galatasaray ja dhame ne shpullat atij duke i eleminuar nga Champions League.”

“Por e dini pse urren edhe Interi? Sepse Interi ka fituar gjithcka, ai jo. Une jam Interist. Ai keshtu eshte: ben gjithmone fenomenin… Por me vjen ne mendje edhe dicka tjeter: mundem 3-0 Italine ne Confederations Cup 2009, qe e fitoi Brazili me pas.”

“Ja pse mbase me ka inat, mbase dhe per kete. Por ai ne nivel nderkombetar eshte nje 0. Nuk ka fituar asnje. I enderron ato qe kam fituar une dhe Interi.”

“Por po e mbyll me kaq ceshtjen Chielini: ai ka treguar qe nuk eshte profesionist. Kjo eshte mungese respekti. Ndaloj ketu dhe nuk shtoj me gje per te. Disa gjera duhet te mbeten ne dhomen e zhveshjes.”

INTER – “Ka qene nje enderr qe te luaja tek Interi qe kur kam qene femije. Te largohesha nga Galatasaray, skuader qe e kisha perzemer, per tu transferuar tek Interi ka qene fantastike.”

“Ka zgjatur pak eksperienca ime ne Milano, por ndodj. Interi im ka pasur disa probleme, por asgje te rendesishme.”

“Flas cdo dite me brazilianet qe kane qene tek Interi me mua por ne fund te fundit gjithesecili ka jeten e vet. Flas edhe me ish-shoke si Cannavaro, Frey dhe Mutu.”

“Jam i lumtur qe sot Interi eshte rikthyer te luftoje per vendet e para ne kampionat, shpresoj ta beje kete gje shpejt edhe ne Champions League.”

MANCINI – “Kemi fituar bashke tek Galatasaray dhe me mori me vete tek skuadra qe enderroja te luaja. Per mua eshte nje nga me te miret ne qarkullim.”

“Tani eshte ne krye te italianeve. Tani mendoj se njerezit kane varur shpresat tek ai per te fituar dicka dhe mendoj se bejne mire.”

DE BOER – “Nuk mund ti lejoj vetes te flas keq per njerezit. Ajo qe ndodh ne fushe apo ne dhomat e zhveshjes, mbetet aty. Nese tregoj qofte edhe 1/100 te atyre qe kane ndodhur, mund te shkruajme tre libra.”

“Eshte pak profesionale ama. Nuk ka shkuar mire me te, por ndodh. Per fat Interi eshte rikthyer ne rrugen e duhur.”

THOHIR – “Ai nuk ishte, por presidenti yne i vertete ka qene gjithmone Zanetti. Javier ka qene gjithmone aty dhe do te jete gjithmone.”

ICARDI – “Ai eshte nje djal i urte me nje zemer te madhe. Me ne sillej shume mire, skam cfare i them. Mund te kete prishur raportin e tij me tifozet e Interit por mund ta rregulloje ate vetem duke u rikthyer dhe duke fituar Champions me ta,”

HANDANOVIC – “Eshte me shume sec duhet profesionist. Kur fillon dhe flet ai, te gjithe pushojne. Thote gjithmone gjene e duhur. Eshte nje nga me te miret ne bote me pas. Jam i lumtur qe Interi ka nje kapiten si ai.”

NAINGGOLAN – “Nje lojtar shume i madh. Do e merja perseri tek Interi me 100%. Nese do te kishte qendruar kete vere, Interi do kishte 10 pike me shume ne klasifikim.”

MESSI – “Do ta merja une avionin per ta derguar ne Pinetina me bluzen e tij veshur. Do i thoja “Messi, do firmosesh pak te lutem? Tani do filloj te lutem cdo dite qe kjo gje te ndodhe.”

LUKAKU – “E kam thene shpesh here qe Interi duhet te marre Lukakone, eshte nje i madh, nje qe ben diferencen gjithmone.”

LAUTARO – “Ai eshte e ardhmja e futbollit. Shenon gjithmone dhe eshte nje luftetar, nje qe ben diferencen. Mbase nese shkon tek Barcelona, te ne vjen Messi. Jemi dakort.”

ERIKSEN – “Eshte shume i forte, por nuk eshte nje fenomen. E kane marre duke menduar se eshte nje fenomen, por nuk eshte keshtu. Edhe te Tottenham nuk luante gjithmone. Ka kualitete te medha ama.”

ROLI IM I RI – “Tani luaj ne mbrojtje. Po shkonte mire deri kur u ndalua futbolli, shpresoj te rikthehemi shpejt ne fushe. Ku inspirohem per rolin e ri? Te Marco Materazzi, Stam dhe Samuel. Me Matrix degjohem shpesh.”

E ARDHMJA – “Cfare do te bej? E kam te gjithe te qarte ne mendje. Shume shpejt do e them por me pare dua te fitoj gjithcka me Palmeiras. Mbase rikthehem ne Itali per te punuar ne TV. Do te rikthehem 100% ama per te pare Interin ne stadium.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.