Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,104 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Dnipro-Inter – Hugo, D’Ambrosio, Kuz dhe M’Vila nga minuta e pare. Guarin…

Shqyrtim Dnipro-Inter – Hugo, D’Ambrosio, Kuz dhe M’Vila nga minuta e pare. Guarin…
Ardi Deda

Sot Inter debuton ne Europa League me Dnipron dhe menjehere mberrin ndeshja me e madhe ne grup, si dhe me e nderlikuara duke qene se luhet ne transferte, Nuk do te jete nje transferte e zakonshme, sepse nese eshte e vertete qe luftimet jane rreth 500 kilometra larg kryeqytetit Kiev (vendi ku do te luhet takimi pas vendimit te Uefa qe e konsideron Dnipropetrovsk me rrezik), eshte po ashtu e vertete qe Ukraina sot eshte pak normale. Dhe nuk mjafton qetesia ne dukje per te hequr ate ndjesi te pakendshme te rrezikut te vazhdueshem dhe te pasigurise.

Taktika – Mazzarri eshte i vetedijshem per te gjitha veshtiresite e rastit, midis problemeve te paparashikuara, cilesise aktuale te kundershtarit dhe forcave per tu administruar. Nuk duhet te rrezikohen Kovacic (goditje ne kembe) dhe Jonathan (jo ne kushte maksimale), nderkohe do te rishohim nga minuta  e pare Campagnaro, Vidic, Kuzmanovic dhe Guarin. Kolumbiani do te veproje pas kraheve te nje sulmuesi te vetem. Osvaldo eshte favorit ndaj Icardit, pankine e sigurte per Palacio. Tek krahet, pa Nagatomon, i eshte dhene hapesire D’Ambrosio dhe Dodò (i fresket nga grumbullimi ne Kombetare). I skualifikuar Medel, nderkohe regjister do te jete M’Vila.

Kundershtaret – Dyshimet e Markevych jane dy: Rotan dhe Strinic. Ish mesfushori i Dinamo te Kievit vjen nga nje demtim i gjate dhe duhet te qendroje jashte, ashtu si anesori kroat. Te dy dje jane stervitur me grupin, por nuk eshte e thene qe te nisen titullare. Perkundrazi, sic kishte lajmeruar vete Markevych, roli i anesorit te majte duhet te mbulohet nga i riu Mihunov, duke pare edhe padisponueshmerine e Mandzyuk, Jashte edhe Seleznyov dhe Matheus.

Rreziqet – Midis Zozulya dhe Kalinic do te luaje vetem njeri ne modulin e zakonshem 4-2-3-1. Kujdes nga trekuartistet, nga te cilet del ne pah kapiteni Konoplyanka. Futbollisti i cili luan ne Kobetaren ukrainase niset shpesh nga e majta drejt qendres per ti bere keq mbrojtjeve kundershtare. Ky do te jete viti i fundit tek Dnipro: per te eshte hedhur ne sulm gjysma e Premier League dhe i ka bere tashme te ditur klubit qe nuk ka per qellim te rinovoje. Kujdes edhe nga Luchkevych, nder me te miret e sezonit. Kemi dhe balotazhin Bruno Gama-Shahov.

Ku te godasim – Ish lojtari i Fiorentines Mazuch dhe Douglas formojne nje dyshe qendermbrojtese te mireorganizuar. Faza mbrojtese e Dnipro shfaqet mjaftueshem solide, edhe pse dy medianet (Kravchenko dhe Kankava ose Rotan) dine si te bejne filtrimin e duhur. Kjo nuk heq faktin qe ne te kaluaren kane vuajtur si ne duelet nje kunder nje me top te zbuluar, ashtu edhe kalimet nga krahet, sic deshmojne dy golat e pesuar nga Copenhagen qe e kane eleminuar skuadren nga turi i trete eleminator i kualifikimive per Champions League.

Syte mbi… – Guarin. Pas paraqitjes se fundit kunder Sassuolo, Mazzarri eshte kurioz te shohe nese kolumbiani mund te jete me te vertete nje arme me shume per kete Inter dhe jo me pesha e rende qe ka qene per pjesen me te madhe te sezonit te kaluar. Ai do te kete detyren te lidhe lojen midis mesfushes dhe sulmit, me objektivin per te evituar nje manovrim te ndenjur si ajo qe u pa ne Torino kur u luajt me nje sulmues sic do te ndodhe edhe sot.

FORMACIONET E MUNDSHME:

DNIRPO (4-2-3-1): Boyko; Fedetskiy, Mazuch, Douglas, Mihunov; Kankava, Kravchenko; Luchkevych, Bruno Gama, Konoplyanka; Zozulya.
Pankina: Lastuvka, Cheberyachko, Politylo, Bartulovic, Leo Matos, Shakhov, Kalinic.
Trajner: Markevych.
Te skualifikuar: asnje
Nuk jane ne dispozicion: Seleznyov, Matheus, Mandzyuk.

INTER (3-5-1-1): Handanovic; Campagnaro, Vidic, Juan Jesus; D’Ambrosio, Hernanes, M’Vila, Kuzmanovic, Dodò; Guarin; Osvaldo.
Pankina: Carrizo, Ranocchia, Jonathan, Obi, Kovacic, Palacio, Icardi.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: Medel (1).
Nuk jane ne dispozicion: Nagatomo.

ARBITRI: Zwayer (GER).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.