Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,896 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Livorno – Jashte Juan, Samuel eshte. Do te duket nje ndeshje Inter vs Inter.

Shqyrtim Inter-Livorno – Jashte Juan, Samuel eshte. Do te duket nje ndeshje Inter vs Inter.
Ardis
  • On 09/11/2013, 11:48

Tre gola dhe tre pike ne Udine per te qendruar afer te parave. Tre piket sonte per te arritur Juventusin, Napolin ose te dyja, duke pare edhe ndeshjen direkte midis ketyre te dyjave. Interi nuk kerkon te gaboje kunder Livornos sepse, pavaresisht deklaratave, per tre vendet e Champions-it gjithcka eshte akoma e mundur.

TAKTIKA – Pa Juan (te skualifikuar), Water Mazzarri konfirmon edhe njehere formacionin e Udine-s. Ne vend te mbrojtesit te ri brazilian, ne fakt, do te luaje Rolando, i cili do te luaje ne qender te treshes mbrojtese dhe Ranocchia ne qender te djathte dhe i sapo-rekuperuari Samuel. Per pjesen tjeter zero variacion: Alvarez konfirmohet mesfushor i brendshem dhe Guarin trekuartist mbrapa Palacios.

KUNDERSHTARET – Disa probleme per formacionin e Davide Nicola, qe, midis demtimeve dhe skualifikimeve, vjen ne Meazza i privuar nga nje numer i konsiderueshem lojtaresh titullare. Peshojne shume mungesat e Rinaudo dhe Coda ne mbrojtje, ndersa ne mes te fushes mungesa e Greco do ti jape mundesine Duncan te perballet me ish shoket (ose shoket ne te ardhmen). Do te jete pothuajse nje Inter vs Inter, per me teper – midis fushes dhe pankines – do te jene 5 zikalter (4 akoma ne pronesi plus Siligardi qe eshte nje ish-zikalter).

RREZIKU – Bomberi Paulinho eshte ne gjendje ta perballoje repartin i vetem: ka arritur maturimin mbase pak vone, por kete vit po tregon vlerat e tij ne kampionat. Kujdes edhe ndaj shpejtesise se Siligardi-t, ne balotazh me kurndesulmuesin Emerghara per te mbeshtetur akzionet e brazilianit. Kujdes dhe gjuajtjeve te forta. Emerson ka dinamit ne kemben e tij te majte.

KU TE GODASESHValentini-Emerson-Ceccherini nuk jane nje linje mbrojtese e sinkronizuar dhe te tre mund te vuajne depertimet e Palacios dhe shpejtesine e Alvarez-Guarin.

SYTE MBI… Ranocchian. Mbas performances se mire (me gol) ne Friuli, qendra e Mazzarrit konfirmohet edhe sot ne qendren e djathte. Prirja e tij per te shoqeruar manovren e sulmit mund te binde Mazzarrin qe roli i tij eshte pikerisht ky, edhe duke konsideruar “dezertimin” e Campagnaros. Te rigjenin Ranocchian e vertete eshte shume jetesore per mbrojtjen zikalter.

Inter-Livorno formacioni i mundshem

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.