Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky i habit te gjithe: “Conte po mendon te beje surprizen e madhe ndaj Atalantes: do te ule ne stol…”

Sky i habit te gjithe: “Conte po mendon te beje surprizen e madhe ndaj Atalantes: do te ule ne stol…”
Inter Club Staff

Pas humbjes ne Champions League, Interi i Antonio Contes eshte i detyruar qe te rinise gjithcka me shpejtesi.

Sepse ne horizont eshte ndeshja e rendesishme ne Bergamo kunder Atalantes qe do te jete me siguri nje ndeshje teper e veshtire per zikalterit.

Ne mes jane pike shume te rendesishme dhe qe Interi te ndalet apo te gaboje perseri, do te ishte nje goditje shume e rende.

Prandaj, ka shume pritshmeri per zikalterit, nese ne kete ndeshje do te jete apo jo edhe Romelu Lukaku sepse ky i fundit eshte ende i demtuar.

Ne kete moment, ka shume pasiguri rreth rikthimit te tij. Ndaj Real per shembull, mungesa e lojtarit u ndje shume nga skuadra zikalter.

Por sipas lajmeve te fundit, Conte me sa duket po mendon qe te lere ne stol edhe dy lojtare te rendesishem dhe bie me shume ne sy njeri prej tyre.

“Ne sulm, Alexis Sanchez eshte ne avantazh per te luajtur, ndersa Perisic mund te kthehet me prapa dhe te luaje ne vendin e Young.”

“Por surpriza e vertete eshte pikerisht tek Achraf Hakimi, qe Conte po mendon ta lere ne stol gjithashtu pas ndeshjes se dobet ndaj Real Madrid. Ne vend te tij mund te luaje Darmian.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.