Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,138 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Keita i ka bere Interit nje surprize te kendshme sot dhe ka lene stafin te habitur! Kjo sepse…

Sky – Keita i ka bere Interit nje surprize te kendshme sot dhe ka lene stafin te habitur! Kjo sepse…
Inter Club Staff

Derby po afrohet ne Milano dhe duket se ne shtepine zikalter te gjithe po tentojne te jene gati kur te vije momenti. 

Por nese ka nje lojtar ne shtepine zikalter qe ka me shume se te tjeren nofken e “ngatrrestarit” e per hir te vertetes per te nuk kane munguar as krahasimet me Balotellin, ai eshte Keita Balde.

Lojtari deri me tani eshte futur ne fushen e lojes si zevendesues me shume se sa nga minuta e pare dhe nuk ka shenuar ende me Interin.

Gjithesesi, jo pak here ai ka pasur veshtiresi ne te kuptuarin e futbollit qe kerkon Spalletti nga ai ku madje ne nje ndeshje, ai pati edhe nje zenke te vogel me Spallettin por qe nga ana e teknikut nuk u be e madhe: perkundrazi, ai i qendroi afer lojtarit te ri per te mos krijuar nje ceshtje.

Por sot ne Appiano Gentile ka ndodhur dicka qe ka lene te habitur stafin zikalter qe po pergatit derbin.

Nderkohe qe lojtaret nga kombetaret po rikthehen nje e nga nje, sipas asaj qe thote Sky Sport, rreth ores 13:00 eshte prezantuar ne Appiano Gentile Keita Balde.

Cfare ka te cuditshme ketu? Shume. Sepse Keita jo me larg se diten e djeshme ka qene ne fushe me Senegalin.

Lojtari pritej ne Appiano Gentile diten e neserme jo sot, por ai ka dashur te vihet sa me shpejt ne dispozicion te Spallettit per te pergatitur kete ndeshje sa me mire e duke hequr keshtu dore nga nje dite pushimi edhe pse ka ardhur nga nje udhetim i gjate.

Sulmuesi po tenton te luaje shanset e tij ne prag te derbit ndaj Milanit dhe me siguri ne shtepine zikalter e kane vleresuar kete gjest shume. Edhe tifozet jane shprehur shume te kenaqur me kete gjest ne rrjetet sociale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.