Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport, cfare lajmi per Interin: “Liga Spanjolle detyron Barcelonen te heqe dore nga Lautaro: ja pse.”

Sky Sport, cfare lajmi per Interin: “Liga Spanjolle detyron Barcelonen te heqe dore nga Lautaro: ja pse.”
Inter Club Staff

Kane ardhur te reja te rendesishme nga studiot e Sky Sport Italia ne oret e vona te mbremjes diten e djeshme.

Gjithcka ka te beje me argjentinasin e Interit, Lautaro Martinez, dhe te ardhmen e tij qe ka kohe qe perflitet plot me pikepyetje.

Por sipas te rejave te fundit, sulmuesi i Interit, aq shume i deshiruar nga Barcelona mund te qendroje ne Milano.

Kete gje e ka treguar Gianluca Di Marzio, i cili ka folur per nje rregull te ri te Federates Spanjolle dhe Liges Spanjolle.

Ky rregull eshte vendosur nga Javier Tebas, president i Liges Spanjolle dhe pritet te behet zyrtar shume shpejt.

Cfare do te ndryshoje me kete rregull?

Do te kete limite te rendesishme per sa i perket tre klubeve me te medha ne Spanje: Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Sipas burimeve te sigurta ne Federate, keto tre klube mund te investojne ne merkato vetem 25% te shifres se shitjeve.

Barcelones ne kete menyre i ndalohet totalisht blerja e Lautaro Martinez per shifrat qe eshte perfolur keto kohe.

111 milione euro jane nje shifer e larte edhe pa futur ne diskutim kete rregull te ri por nese llogaritet edhe ky rregull, atehere behet cdo gje e pamundur per katalanasit.

Por cfare po ben Barcelona tani?

Ata nuk duan te gjenden te papergatitur dhe po tentojne qe te bllokojne lojtarin e Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang per muajin shtator.

Ai eshte nje emer i perfolur dhe i menduar edhe nga drejtuesit e Interit si nje zevendesues i mundshem i Lautaro Martinez.

Nje intrige e vertete keshtu per sulmuesin gabonez, qe nga nje objektiv i Interit, kthehet ne nje objektiv kryesor i Barcelones.

Por lajmi i mire ne kete mes eshte per tifozet e Interit: me kete rregull ne fuqi, te pakten per kete sezon qendrimi i Lautaro Martinez behet shume i mundur.

Kjo edhe per kenaqesine e Antonio Contes, qe nga nje si Lautaro Martinez nuk do te kishte deshire te hiqte dore kurre.

Nje problem i madh ishte edhe fakti se nese Barcelona do te vendoste per te paguar klauzolen, Interi do te mbetej pa nje nga lojtaret me te rendesishem te saj per fundin e Serie A dhe Europa League.

Por tashme, me kete rregull te ri, ky rrezik duket shume larg per te mos thene i pamundur qe te ndodhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.