Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Ja formacioni i Interit ndaj Tottenham ne Londer: suprize ne mbrojtje?

Sky Sport – Ja formacioni i Interit ndaj Tottenham ne Londer: suprize ne mbrojtje?
Inter Club Staff

Tashme Interi e ka hedhur pas kraheve fitoren e rendesishme ndaj Frosinones 3-0 te se shtunes ne darke dhe nga dje ka filluar te stervitet ne Appiano pikerisht per ndeshjen ndaj Tottenham.

Ajo eshte nje ndeshje qe do te vendose shume per te ardhmen e zikalterve sepse nje rezultat pozitiv per Interin eshte kualifikim automatik per ne raundin tjeter.

Keshtu, Spalletti ka filluar diten e djeshme pergatitjet perkatese te skuadres per transferten e Mbreterise se Bashkuar.

I vetmi dyshim i madh i Interit mbetet Vrsaljko: kroati ka punuar i vecuar diten e djeshme dhe nuk eshte ne gjendjen e tij me te mire.

Si do te luaje Interi nga minuta e pare nese ai mungon? Nuk dihet ende me siguri, por sipas Sky Sport, tranjeri zikalter Luciano Spalletti mund te propozoje te njejten skuader si ne ndeshjen e pare ku Vrsaljko mungoi gjithashtu dhe ne te djathte ne mbrojtje luajti Milan Skriniar.

Kjo do te ishte nje surprize e vertete nese do te ndodhe duke pare se ne ate pozicion eshte i gatshem edhe Danilo D’Ambrosio.

Nderkoh, sipas Sky Sport, formacioni i mundshem i Interit ndaj Tottenham eshte ky:

Radja Nainggolan nga minuta e pare apo si zevendesues? 

Samir Handanovic

Milan Skriniar

Joao Miranda

Stefan De Vrij

Asamoah

Marcelo Brozovic

Matias Vecino

Radja Nainggolan (trekuartist)

Matteo Politano

Ivan Perisic

Mauro Icardi

Me pak fjale, me perjashtim te mungeses se Vrslajko, ne fushe mund te shohim Interin me te mire te mundshem.

Nese Spalletti do te hedhe ne krahun e djathte Milan Skriniar kete gje do e beje per te bllokuar galopimet e Son i cili ndaj Chelseas ka bere nje super ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.