Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport surprizon: “Marotta eshte rikthyer ne gare fuqishem per nje objektiv qe mendohej se ishte hequr dore.”

Sky Sport surprizon: “Marotta eshte rikthyer ne gare fuqishem per nje objektiv qe mendohej se ishte hequr dore.”
Inter Club Staff

Nje tjeter marreveshje ‘e vdekur’ qe ringjallet. Interi eshte rikthyer ne presion te forte per shqiptarin Marash Kumbulla.

Sipas asaj qe tregon eksperti i merkatos se Sky Sport, Gianluca Di Marzio, zikalterit ne fakt jane hedhur perseri ne sulm ne ditet e fundit per objektivin e tyrer te vjeter.

Marotta keshtu ka rifilluar kontaktet me Hellas Verona per te gjetur nje marreveshje per transferimin perfundimtar te lojtarit ne Milano.

Zikalterit e duan me cdo kusht te riun shqiptar per te cilin interesohet shume edhe Lazio e Igli Tares.

Por nderkohe fija qe lidh Veronen dhe Interin, eshte me e forte sipas Sky Sport, sepse kontaktet nuk jane nderprere kurre.

Kjo edhe per arsyen se ndermjet dy klubeve ka shume lojtare te tjere ne diskutim qe jane aktualisht te huazuar tek Verona.

Interi po punon per te arritur nje marreveshje me Veronen, por pa nxituar asgje, mbase duke tentuar qe kete marreveshje ta sigloje ne shtator.

Nderkohe, ndermjet Interi dhe lojtarit ka nje marreveshje maksimale. Interi po shtyn fort dhe tentativa eshte qe te digjet konkurenca e Lazios por edhe e Juventusit, qe duket akoma me mbrapa ne garen per lojtarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.