Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,003 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon: “Inzaghi eshte shume i nevrikosur: nuk arrin ta pranoje faktin se si Interi…”

Sky Sport zbulon: “Inzaghi eshte shume i nevrikosur: nuk arrin ta pranoje faktin se si Interi…”
Inter Club Staff

Me sa duket tek Interi jane te gjithe te nevrikosur per situaten por mbi te gjitha, tekniku Simone Inzaghi eshte njeriu me i shqetesuar.

Gjithcka ka te beje me ate qe ndodhi diten e enjte ne Bologna, ku Interi udhetoi, u paraqit, dhe ne fund, u penalizua.

Sky Sport nderkohe shkruan: “Eshte me te vertete nje situate teper e tendosur tek Interi pas vendimit te Gjykates Sportive.”

“Interi u nis drejt Bolognes, beri gjtihcka cfare duhet te bente, ishte gati te luante, por tani e gjen veten e penalizuar.”

“Kjo sepse tashme Calhanoglu do te jete i detyruar qe te mungoje ne ndeshjen ndaj Lazios duke qene se ndeshja me Bolognen nuk u luajt.”

“Pikerisht per kete fakt eshte teper i nevrikosur Simone Inzaghi, i cili e mendon situaten si teper penalizuese per Interin.”

“Pas komunikates se sotme, Inzaghi ka qene shume i ashper dhe ka ndare shqetesimin e tij edhe me drejtuesit zikalter.”

“Tashme tekniku i Interit duhet te zgjedhe nje lojtar qe do te luaje ne mesfushe me Barella dhe Brozovic. Alternativat jane disa, por Calhanoglu do te kishte qene titullar ne nje situate tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.