Inter, del ne pah shifra perfundimtare e blerjes se Correa: “Vihet re se Inter eshte detyruar te paguaje plot…”
Nje sezon i pare me me shume hije se sa drite ai i Joaquin Correa tek Interi qe ne Milano erdhi pas deshires se forte te Inzaghit.
Lojtari argjentinas u transferua te zikalterit nga Lazio veren e kaluar dhe me sa duket, pritshmerite kane qene me te larta se sa ajo qe ai ka dhene ne fushe.
Sulmuesi deri me tani ka shenuar vetem kater here, duke i ndare keto gola ne dy ndeshje ku ka shenuar nga nje dopiete.
Por sipas Tuttosport, ne sezonin e ardhshem, skenari duket i sigurt dhe eshte e qarte ajo qe do te ndodhe.
“Correa ka shenuar vetem kater gola ne kete sezon dhe mbi te gjitha nuk e gjen rrugen e rrjetes prej me shume se gjashte muajsh.”
“Dopieta ndaj Verones ne debutim ne 27 gusht eshte nje kujtim i larget dhe po ashtu edhe dopieta ndaj Udineses ne Meazza ne 31 tetor.”
“Tucu nderkohe, nuk eshte jashte lojrave: pavarsisht se ai ka zhvilluar paraqitje jo shume te mira, ai ka besimin e plote te klubit dhe te tranjerit.”
“Ditet e kaluara nga bilanci i Interit ka dale ne pah edhe shifra totale e blerjes se Correa: Inter eshte detyruar te paguaje per te 33,4 milione euro menjehere sepse eshte aktivizuar klauzola e blerjes me piken e pare te fituar ne shkurt.”
“Pikerisht kjo shifer e paguar per te e ben lojtarin te sigurt per te qendruar ne sezonin e ardhshem ne Milano.”