Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,966 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon: “Ja si do te luaje Interi ne sezonin 2022-2023 me Dybala ne fushe: do i zere vendin…”

Sky Sport zbulon: “Ja si do te luaje Interi ne sezonin 2022-2023 me Dybala ne fushe: do i zere vendin…”
Inter Club Staff

Si do te jete Interi i sezonit 2022-2023? Kjo eshte nje nga pyetjet me te zakonshme ne tavolinat e diskutimit ne kampin zikalter.

Disa jane kurioz se kush do te jete ne porte, dikush tjeter eshte kurioz se kush do te qendroje ne mbrojtje.

Ka te tjere qe duan te dine se kush do te jene titullaret ne krah e mbi te gjitha, a do te jete Dybala ne qender te sulmit?

Me sa duket, diten e sotme, Sky Sport ka tentuar te jape nje pergjigje per kete pyetje duke treguar kshtu se si mund te ngjaje Interi sezonin e ardhshem.

May be an image of 11 people and text that says 'Inter con Dybala Handanovic 37 Skriniar 6 De Vrij 95 2 Bastoni 23 Dumfries 77 Barella Brozovic 20 Çalhanoglu 18 Gosens Dybala 10 Martínez'

“Ne kete moment qe po flasim, Handanovic konsiderohet titullar prapa dhe Onana do e nise pergatitjen e veres pas tij.”

“Por qellimi i te gjitheve eshte qe Onana te behet portier i pare. Nderkohe, nese asnje nuk do te largohet, mbrojtja do te ishte Skriniar-De Vrij-Bastoni, dhe nese vjen Bremer, koston do e paguante De Vrij.”

“Ne krahun e djathte Dumfries do te jete titullar nese nuk largohet dhe ne qender te mesfushes Barella-Brozovic-Calhanoglu jane te paprekshem. Ne te majte, pas largimit te Perisic, titullar do te jete Robin Gosens.”

“Ne sulm, perkrah Lautaro Martinez mund te imagjinoni pa problem Paulo Dybala qe eshte shume prane transferimit ne Milano. Koston per ardhjen e tij do e paguante Dzeko, qe do te behej keshtu rezerve.”

“Gjithmone nese nuk vjen Lukaku sepse nese ai vjen, Inzaghi mund te mendoje per cmendurine e 3-4-3 me nje sulm te perbere nga Dybala-Martinez-Lukaku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.