Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 12, 2020

Scroll to top

Top

1,216 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sot kalendari i Serie A, Interi do te debutoje ne San Siro: Ja te gjitha detajet qe duhet te dini!

Sot kalendari i Serie A, Interi do te debutoje ne San Siro: Ja te gjitha detajet qe duhet te dini!
Inter Club Staff

Sot do te hidhet shorti i kalendarit te Serise A TIM 2013-2014, dhe do te transmetohet drejtperdrejt nga studiot televizive te Sky. Takimi fillon ne oren 18:45 tek Sky Sport 1 HD (kanali numer 201). Ne oren 19:00 fillon shorteu, ku do te zbulohen te gjitha ndeshjet e kampionatit qe do te nise ne daten 24 gusht, e do te mbaroje me daten 18 maj te vitit qe vjen.

Ne shortin e kalendarit do te respektohen keto kritere si me poshte:

1. Per ndeshjet ne shtepi dhe ne transferte:

a) Ne kater ndeshjet e fundit te kampionatit, ndeshjet jane te alternuara ne menyre perfekte (1 brenda – 1 jashte, 1 brenda – 1 jashte).

b) Nuk do te kete me dy ndeshje radhazi ne shtepi apo ne transferte.

c) Ne rast se do te kete dy ndeshje radhazi ne shtepi apo transferte, njera nga ndeshjet duhet te luhet sezben ne shtepi, dhe tjetra ne transferte.

d) Eshte parashikuar alternim absolut per ndeshjet ne shtepi dhe ne transferte per keto ndeshje:

CAGLIARI – UDINESE

CHIEVO – HELLAS VERONA

GENOA – SAMPDORIA

INTER – MILAN

JUVENTUS – TORINO

LAZIO – ROMA

PARMA – SASSUOLO

e) Ne te gjitha rastet, ne kalendar jane mare parasysh situatat e ndryshme te kohes, apo datat e festave.

f) Ne qytetet qe kane nga dy ekipe ne Serie A (Genova, Milano, Roma, Torino dhe Verona), nuk do te jete e mundur qe keto ndeshje te zhvillohen ne diten e pare te kampionatit). Pra keshtu sdo te kemi asnje Derby ne diten e pare te Serise A.

g) Ekipet qe ne kampionatin Serie A 2012-2013 kane luajtur ndeshjen e fundit jashte fushe do te luajne ne shtepi ndeshjen e fundit.

2. Pika e dyte, e cila tregon kushtet e ndeshjeve:

a) Ne ndeshjet e mesjaves nuk do te jene te mundura takimet ndermjet Inter, Juventus, Milan, Napoli apo Romes, e as derbyt te qyteteve Milano, Roma, Genova, Torino apo Verona.

b) Derbyt e qyteteve te Genoves, Milanos, Romes, Torinos dhe Verones nuk mund te luhen as ne ndeshjen e pare te kampionatit e as ne ndeshjen fundit. Te gjitha keto ndeshje do te luhen ne dite te ndryshme kampionati.

c) Ne kete kampionat nuk do te kete koke serie, te gjitha ekipet mund te perballen nga dita e pare deri ne diten e fundit te kampionait. Pervec rasteve qe jane permendur ne piken b.

d) Nuk mund te kete asnje ndeshje te perseritur (e njejta ndeshje ne te njejten dite) nga sezoni paraardhes.

e) Ne diten e pare te kampionatit nuk mund te luajne skuadrat qe kane luajtur diten e pare sezonin e kaluar, pavarsisht rregullit shtepi/transferte.

f) Ne diten e fundit nuk mund te luajne skuadrat qe pavarsisht nga rregulli shtepi/transferte, kane luajtur nje here ne diten e fundit ne kampionatin 2011-12 dhe 2012-13.

g) Skuadrat qe marin pjese ne UEFA Champions League, nuk do te luajne me skuadrat qe marin pjese UEFA Europa League direkt pas ndeshjeve ne mesjave, pra ne javen e 6ª, 9ª, 13ª dhe 16ª.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.