Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

448 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti flet pas shume kohesh: “Ja kujtimi im me i bukur tek Interi. Per sa i perket problemve ne dhomat e zhveshjes…”

Spalletti flet pas shume kohesh: “Ja kujtimi im me i bukur tek Interi. Per sa i perket problemve ne dhomat e zhveshjes…”
Inter Club Staff

Luciano Spalletti rikthehet te flase pas shume muajsh qetesi.

Ish-tekniku zikalter e ka bere kete gje gjate nje transmetimi live te Sky Sport Italia dhe eshte rikthyer edhe ne epoken e tij tek zikalterit, por jo vetem.

Ne kemi perzgjedhur disa nga pyetjet me te rendesishme dhe ato ne lidhje me Interin per te gjithe ju.

Luciano, ku gjendeni aktualish?

“Jam ne vendin e preferuar te shtepise sime. Eshte dhoma e bluzave, keto qe me kujtojne se sa i bukur mund te jete ky sport dhe sa shume kenaqesi te jep te jesh pjese.”

No photo description available.

(Foto nga koleksioni qe ka Spalletti ne shtepi)

“Me ka dhene mundesine te kem nje jete prej mbreti, te njoh kampiona dhe te qendroj afer personazheve unik. Gjera qe ne nje jete normale nuk do i kisha bere: kam takuar Papen, kam degjuar Bocellin ne palestren e Interit. Gjera qe do i mbaj gjithmone me mua.”

Si e ke kaluar jeten tende ne kete periudhe dhe si del prej saj?

“Nuk ka qene e thjeshte, por ky ka qene demtimi me i rende ne mase ne boten e futbollit.”

“Lojtaret jane detyruar te rrine ndalur ne menyre surprize si ne nje demtim muskular. Do te jete e veshtire te rikthehen dhe gjithcka do te varet nga secili prej atyre dhe trupi i tyre.”

“Duhet bere nje falenderim per stafin sanitar, mjeket, infermieret dhe te gjithe personat qe jane munduar te permirsojne gjerat. Ka qene demostrimi i qarte se cfare do te thote te punosh mire per te tjeret.”

Cili eshte kujtimi me i bukur i Interit?

“Une kujtimet e bukura tek Interi kam shume: kemi arritur ne fund te dy sezoneve duke mbajtur frymen se mos qendronim jashte Champions por ne fund jashte mbeten te tjera dhe jo ne.”

“Ato momente kane qene te forta, emocionues. Me shume mundesi fitorja ne Rome ndaj Lazios ka qene nje nga momentet me te bukura tek Interi. Mbase me e bukura se me ka bere te gezohem shume.”

“Pastaj fitorja ne derby kur te gjithe na nxoren te humbur pa nisur ndeshja akoma ne shtepine e Milanit ne sezonin e dyte ka qene gjithashtu speciale.”

“Te shikoje popullin zikalter te festonte ne Scala del Calcio kur ishte plot me tifoze kundershtare ishte dicka speciale. Nje nga ato momente qe kur i kujton te kthejne pas ne kohe.”

Po ju, e prisnit qe ta kalonit Lazion?

“Une e prisja me patjeter. Kur ben kete pune, mendon gjithmone ne drejtimin e duhur: eshte gjera e pare mbi te cilen bazohen lojtaret. Duhet te shohin vendosmeri tek ti, qe tek shikimi.”

“Ne pushimin e ndeshjes i thame njeri tjetrit gjerat e duhura dhe kane qene reagimet qe doja te shikoja.”

“Pastaj duhet qe lojtaret te kene personalitet dhe force dhe te mos lihet gjithcka per ne fund. Duhet te kerkohet qe ne momentin e pare rezultati i rendesishem.”

Shtypi ka nenvleresuar ate qe ka arritur Interi?

“Nese ma thoni ju, me vjen keq. Nuk e di si e keni vleresuar, por arritja e Champions LEague ka qene objektivi me i rendesishem pas kampionatit dhe pas ndeshjeve te Champions League.”

“Kualifikimi ne Champions eshte me i madh se nje Kupe Italie: nuk eshte nje cmim qe ti merr ne shtepi, po ti ben pjese te turneu me i bukur ne bote.”

Conte nuk ka pasur te njejtat probleme  ne dhomat e zhveshjes (i referohen Icardit)…

“Veshtiresite ne i kemi pasur: une nuk i kam perdorur kurre skuadrat per objektiva personale. Kam vene gjithmone klubin perpara cdo gjeje, nuk kam luftuar kurre per imazhin tim perpara skuadres.”

“O behen gjerat ne menyre profesionale, ose vendoset dore per te vene rregull. Thuhet se rrobat e pista lahen brenda familjes por ndonjehere duhen cuar edhe ne lavanderi.”

Fraza “Njerez te forte, fat i forte” si lindi?

“Lindi keshtu. Kam pasur nje mendim te vecante dhe vendosa ta vija me shume ne dukje: por ajo shprehje meriton nje kornize. Me ka bere shume qefin nje mjek ne spital ne kete moment qe ka shkruar kete fraze. Me ka mungushur me krenari dhe kenaqesi.”

Cili eshte lojtari qe do doje te kishe stervitur?

“Do me kishte pelqyer te stervisja Vierin, Drogba, Rooney, njerezi si Kaka apo Cannavaro. Jane shume. Por kam pasur fatin te drejtoj shume te tjere te mire. Kur nisa te beja tranjerin se kisha menduar kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.