Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

970 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Pse sheiket e Arabise Saudite duan me cdo kusht te blejne Interin?

SPECIALE – Pse sheiket e Arabise Saudite duan me cdo kusht te blejne Interin?
Inter Club Staff

Disponueshmeri maksimale parash, nje projekt zgjerimi dhe ambicje per te rikualifikuar njehere e pergjithmone emrin e Arabise Saudite.

Keto jane tre elementet qe karakterizojne Public Investment Fund (PIF), fondin e investimit sovran qe drejtohet direkt nga Mohammad bin Salman, princi trashigimtar i Mbreterise se Arabise Saudite.

Ai ne ditet e fundit eshte folur shume per nje afrim dhe interes te forte per Interin dhe per blerjen e aksioneve te Suning.

Mohammad bin Salman ka filluar te vene ne levizje nje plan teper gjigand per ndryshimin e Vendit te tij, dhe e ka pagezuar kete levizje si Saudi Vision 2030, nje plan strategjik i nisur nga vete princi ne 2016 duke drejtuar keshtu rinovimin e ekonomise dhe imazhin nderkombetar te Arabise Saudite ne bote.

Objektivi eshte qe te shfrytezohet sa me mire likujditeti i mrekullueshem i Arabise Saudite, qe eshte I lidhur totalisht me eksportin e naftes, per te diversifikuar keshtu investimet.

Objektivi: te mos varen me vetem nga ari i zi, por te ndertohen ura te mirefillta ekonomike, si per shembull, per turizmin, qe eshte rinovuar gjithashtu me fushaten Visit Saudi qe ka qarkulluar vitin e kaluar ne reklamat e shumta edhe ne Itali.

Ne kete projekt, PIF luan nje rol teper kyc. Fondi qe nga 2015 drejtohet nga princi dhe natyrisht qe eshte i vendosur qe ti drejtoje investimet per ti vene ne nje linje me “Vision 2030” e tij.

Ne program per periudhen 2021-2025, PIF ka zgjedhur 13 sektore strategjike, ku njeri prej tyre quhet Entertainment, Leisure and Sports.

Deshira e Mbreterise eshte qe te kete nje  “diversifikimim dhe eksperienca te reja ne fushen e entertaiment”, por edhe te “arrihet nje rezultat i mire me investimet ne ekonomike sportive dhe rolin e saj social”.

Investimet ne territor, per ta bere Arabine Saudite nje destinacion te se ardhmes per shume kategori turistesh, por edhe investime ne ekonomi dhe ne sport ne pergjithesi.

Mundesia per te investuar tek Interi, duke lidhur emrin e Arabise Saudite me klubin zikalter, paraqet per ata nje mundesi unike ne bote, totalisht funksionale me objektivat dhe interesat e princit te Mbreterise.

Por tema nuk eshte vetem e natyres ekonomike. Te dashuruarit e futbollit europian i kane njohur shume mire sheiket: kur mendojme per City dhe per PSG, kur shikojme sponsorat e fanelles se Milanit, Romes dhe Barcelones, apo kur shikojme edhe emrat e stadiumeve te Londres apo Manchester.

Imazhi pothuajse ekzotik i njerezve me kefiah dhe kandura te bardhe me perla nuk shihet me kaq shume i cuditshem ne futboll, aq sa do te ishte rreth 20 vite me pare.

Sheiket, biznesmene apo njerez te qeverive ne Gulf, jane tashme nje pjese integrale e skenes se futbollit europian.

Por deri ne kete moment ka qene nje gare ndermjet dy vendeve: Qatar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe vendi me influent (Arabia Saudite) ne ate territor ka mbetur jashte nga cdo diskutim.

E eshte e qarte qe kjo gje princit te Arabise Saudite nuk po i pelqen aspak dhe prandaj po leviz ne kete drejtim.

Qeveria e Doha tashme eshte e lidhur ne menyre direkte me Paris Saint-Germain, dhe eshte prone e Qatar Sports Investment, por edhe nepermjet disa sponsorizimeve te ndryshme, si Qatar Airways, ka arritur qe te sjelle shume reklame ne Europe.

Per sa i perket Emirateve nderkohe, duhet pare me kujdes, sepse edhe ata kane bere shume jo vetem te Manchester City, dhe jane disa te ndryshme.

Nga njera ane eshte Dubai, emirati me ‘i varfer’ qe ne futbollin europian eshte prezente edhe me Fly Emirates, embleme e stampuar ne disa fanellat e klubeve me prestigjoze ne Europe.

Nga ana tjeter nderkohe eshte Abu Dhabi, emirati ‘me i pasur’ qe eshte i pasur me nafte dhe vendodhjen e ka ne Doha (jo Dubai), dhe ky emer eshte i lidhur me Manchester City si dhe kompania me te cilen reklamon eshte Etihat Airways.

Diskutimi eshte i thjeshte. Shohim PSG dhe mendojme per Qatar, shohim City-n dhe mendojme per Emiratet.

Po Arabia Saudite? Vendi me i fuqishem ne rajon?

Ende asgje. Shume pak investitore, e nder te cilet, vetem nje qe eshte pronari i Sheffield United, por qe eshte shume pak influent per te pasur kompeticion ne Premier League.

Per Dohan dhe Emiratet behet nje publicitet shume i madh, dhe qe i ka dhene mundesi te gjithe publikut europian ti njohe, te behet familjar me emrat e tyre, te enderroje udhetime ne vendet e largta me kompanite e tyre.

Nese sot do te kerkoje nje fluturim per ne Bangkok me Emirates, Qatar Airways apo me kompanie Saudia?

Natyrisht qe me dy te parat do te shkoje kudo, por me kete treten do te kishe dyshime sepse nuk e ke degjuar kurre.

Objektivi i Bin Salman, eshte edhe pasoje e nje logjike kompeticoni rajonal.

Ai deshiron te ktheje ne favorin e tij kete tendence dhe futbolli eshte normalisht instrumenti me i mire per ta bere kete gje.

Pasurite jane, e mund te nisin disa projekte madheshtore. Te mos harrojme qe Qatar ka arritur deri aty sa ka siguruar edhe Boterorin.

Gjithesesi duhet thene se per Mbreterine e Arabise Saudite nuk do te jete aspak e thjeshte dhe mbi te gjitha per Mohammad Bin Salman.

Ai raportet me Kombete e Bashkuara nuk eshte se i ka nder me te mirat, per shkak te disa akuzave qe ata kane bere ne lidhje me nje gazetar te quajtur Jamal Khashoggi.

Pozicioni delikat i princit me kete ceshtje, eshte bere nje ceshtje nderkomebtare, por ketyre i shtohen edhe shume kritika qe Arabia Saudite ka marre per te drejtat e njeriut nga shume organizata.

Pra, rruga qe Arabia Saudite do qe te beje ne te ardhmen, ka shume pengesa, dhe investimi pozitiv ne sport mund ti ndihmoje ata te rregullojne imazhin e tyre ne bote.

Nga diku duhet nisur qe Europa dhe me gjere te shohin nje Arabi Saudite ndryshe, jo si ajo qe eshte folur neper media.

Prandaj, ideja per te lidhur emrin e vendit me nje klub kaq te rendesishem sa Interi, per ta eshte nje mundesi e arte.

Ja tek ka ardhur per ta shansi i madh qe quhet Inter, qe mund te behet hapi i pare per te konkuruar me Doha, Dubai dhe Abu Dhabi, te cilet kane vene ne dispozicion te reklames se tyre parate ne klubet e futbollit ne Europe.

Fondi PIF i Arabise Saudite qe interesohet per Interin, ka nje vlere prej 400 miliarde eurosh, shifer kjo e paimagjinueshme per askend.

Por a do te shkoje PIF deri ne fund?

A do e zhvillohet tratativa?

Me te vertete Interi do te behet nje instrument soft power ne tentativen per rikualifikimin e imazhit te nje nga regjimeve me kontraverse ne bote?

Eshte ende shume heret per ta thene dicka te tille.

Por objektivi i Mohammad Bin Salman eshte shume i qarte: treni qe kalon nga Milano ne drejtim te futbollit europian dhe reklames mbareboterore mund te kaloje vetem nje here.

E ne Arabine Saudite nuk eshte se e kane luksin qe ta lene kete shans ti ike nga duart. Prandaj, per kete arsye priten zhvillime te rendesishme ne ditet ne vazhdim.

SPECIALE E PUBLIKUAR SOT NGA CALCIO & FINANZA, ITALIA.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.