Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

509 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i Corriere cmendet totalisht: “Po me thoni si ka mundesi qe Interi do te japi nje surrogat si…”

Gazetari i Corriere cmendet totalisht: “Po me thoni si ka mundesi qe Interi do te japi nje surrogat si…”
Inter Club Staff

Ivan Zazzaroni, drejtori i Corriere dello Sport, qe ditet e kaluara eshte kritikuar publikisht nga Marotta (si nje person qe tenton te krijoje destabilitet tek Interi), ka dale sot publikisht kunder shkembimit Dzeko-Sanchez.

Ai qe nga rreshtat e Corriere dello Sport eshte ndalur te tratativa ndermjet Interit dhe Romes, qe perfshin Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez.

“Nese ti shkemben Dzeko dhe Sanchez dhe i jep Interit edhe disa milione per te paguar rrogen e tij, do te thote se ke bere nje oferte te turpshme.”

“Dhe perpara se te them gjera te tjera, e pranoj me te madhe qe ne kete historine e perplasjes Fonseca-Dzeko jam nga ana e tranjerit.”

“Por duhet theksuar se e gjitha kjo eshte e gabuar, eshte nej cmenduri me vete: ne mes eshte kapiteni i Romes.”

“Gjithesesi po vi direkt te pika kryesore: vetem gjashte muaj me pare nje agjent i rendesishem erdhi te Roma me 17 milione euro e gjysem dhe donte Dzekon te Juventusi.”

“Roma sapo kishte rinovuar kontraten e tij me 7,5 milione euro ne sezon. Ne ate kohe, oferta u refuzua menjehere.”

“Nderkohe, tani, e njejta Roma, po tenton ta shese Dzekon sikur te ishte nje mall shkembimi dosido tek Interi.”

“Eshte nje konkurente direkte Interi, nuk eshte nje skuader dosido: eshte nje konkurente e Romes per nje vend ne Champions.”

“Pra Roma po i jep sulmuesin e saj kryesor per te marre sulmuesin e trete te Contes: po a jemi ne vete?”

“Nese nje shkembim i tille do te realizohet, pasojat nuk do i paguaje Dzeko, por Fonseca i pari, qe duhet te marre denimin qe meriton.”

“Futbolli nuk ka memorie por vetem vlera, ate te perfitimit. Sanchez tek Roma do te ishte vetem nje surrogat i Pedros dhe te mos harrojme se per pak muaj rikthehet Zaniolo. Duket si nje makth ky shkembim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.