Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

846 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spezia-INTER, Inzaghi ndryshon gjithcka? “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: ne fushe edhe nje si…”

Spezia-INTER, Inzaghi ndryshon gjithcka? “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: ne fushe edhe nje si…”
Inter Club Staff

Inter rikthehet ne fushe diten e sotme, edhe pse eshte e premte, e do ta beje kete gje ne Picco te La Spezias.

Objektivi eshte qe te shfrytezohet momenti pozitiv dhe te kerkohet nje tjeter fitore pasi eshte lene pas shpines nje moment teper delikat.

Dy fitoret ndaj Juventusit dhe Verones kane ndikuar shume: si ne mendjen e kampioneve te italise, por edhe per menyren se si kundershtaret perballen me Interin.

TE REJAT E FUNDIT NGA SPEZIA – Asgje per te bere per Bourabia, i cili eshte rikthyer ne grup prej nje jave por eshte jashte grupit te te grumbulluarve per mungese gjendje fizike.

Nderkohe, edhe Leo Sena nuk do te jete i disponueshem per kete ndeshje. Per sa i perket te tjereve, te gjithe jane ne dispozicion te Thiago Motes.

Do te jete nje 4-3-3 si zakonisht me Kwiwior perpara mbrojtjes dhe nje treshe sulmi e perbere nga Agudelo, Manaj (qe eshte favorit ndaj Nzola) dhe Gyasi.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi e njeh shume mire rendesine e ndeshjes se sotme por ne te njejten kohe ka shume besim te djemte e tij.

Per kete motiv, duke konsideruar edhe kalendarin qe eshte prape i ngjeshur ndermjet kampionatit dhe Kupes se Italise, tekniku zikalter ka bere zgjedhjet me te mira per momentin.

De Vrij eshte i rekuperuar, por do te shkoje ne pankine me D’Ambrosio qe do te marre vendin e tij ne formacion.

Ne krahasim me 2-0 ne Verona, pritet te rikthehet titullar Bastoni (favorit ndaj Dimarcos) si dhe Lautaro (qe eshte rikthyer nga skualifikimi).

Darmian dhe Gosens jane ide te vlefshme per krahet: kuotat e tyre jane ne rritje dhe Dumfries dhe Perisic pritet te pushojne nje ndeshje.

Ne sulm, perkrah Toro, Correa dhe Dzeko po sfidohen per nje fanelle titullari. Ne kete moment Correa eshte lehtesisht favorit.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

SPEZIA (4-3-3): Provedel; Amian, Erlic, Nikolau, Reca; Maggiore, Kiwior, Bastoni; Agudelo, Manaj, Gyasi.

Ne pankine: Zoet, Zovko, Hristov, Bertola, Ferrer, Sala, Nguiamba, Kovalenko, Verde, Colley, Antiste, Nzola.

Tranjer: Thiago Motta.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Leo Sena, Bourabia.

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Gosens; Lautaro, Correa.

Preview Spezia-Inter - Inzaghi cambia: torna Lautaro, esordio dal 1' per Gosens

Ne pankine: Radu, Ranocchia, De Vrij, Dimarco, Dumfries, Gagliardini, Vecino, Vidal, Perisic, Sanchez, Caicedo, Dzeko.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: asnje.

ARBITRO: Maresca.

Assistenti: Baccini e Lombardi.

Quarto uomo: Ghersini.

Var: Banti (Costanzo).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.