Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

763 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tifozet e Interit te inatosur me Tottenham: Anglezet kane vendosur te ndalojne cdo tifoz ne Wembley qe…

Tifozet e Interit te inatosur me Tottenham: Anglezet kane vendosur te ndalojne cdo tifoz ne Wembley qe…
Inter Club Staff

Interista, nese keni blere nje bilete per te pare Interin ne Londer ndaj Tottenham por nuk e keni blere ate ne sektorin e tifozeve te Interit, beni mire ta mendoni dy here se cfare do te vishni ne ate ndeshje. 

Pikerisht per ndeshjen e zikalterve ne Wembley, duket se Tottenham pas ndeshjes ndaj PSV, ka marre nje tjeter vendim drastik per sa i perket tifozerise mike.

Kjo ka bere qe te shperthejne edhe protestat nga tifozet e Interit neper rrjete sociale e sidomos tek ata qe nuk kane arritur dot te sigurojne nje bilete tek sektori i tifozerise mike.

Per cfare behet fjale ne vecanti? Jua shpjegojme ne me fjale te thjeshta: 

Klubi i Tottenham ka marre vendimin qe asnje tifozi me simbolet e Interit nuk do i lejohet hyrja ne asnje nga sektoret e tjere te stadiumit.

Pra, nese deshironi te vishni fanellen e Interit, te merni nje flamur me vete apo nej shall zikalter ne qafe nuk mund ta beni dot kete gje sepse Tottenham e ka ndaluar.

Keshtu, ne kontrollin qe i behet tifozerise ne hyrje te stadiumit, nese ndonje nga simbolet e mesiperme do te haset tek tifozet, ato nuk do te lejohen te shikojne ndeshjen.

Por kujdes duhet te kene edhe ata qe do i fusin ilegalisht ato ne stadium, sepse nese do te pikasen nga stjuardet, do te nxiren jashte stadiumit pa pasur mundesine per tu futur perseri.

Image result for tottenham inter wembley

Kjo nuk eshe hera e pare qe Tottenham merr nje vendim te tille. E njejta gje ndodhi edhe ndaj PSV disa jave me pare ku nje tifoz 10 vjecar me bluzen e PSV Eindhoven nuk u lejua te shikonte skuadren e tij live ne Wembley pikerisht se kishte bluzen e hollandezeve veshur dhe bileta e tij nuk ishte ne sektorin e dedikuar tifozeve te PSV.

Ky lajm u mor vesh disa ore pas ndeshjes ku babai i femijes shkroi ne rrjetet sociale i xhindosur.

Peter Dansen dhe djali i tij Guus, 10 vjec, kishin dashur te shikonin ndeshjen ndaj Tottenham dhe duke mos gjetur bileta ne sektorin e tifozeve hollandeze, e kishin blere bileten e tyre ne sektorin neutral.

Pasi ata kishin udhetuar per ore te tera nga Hollanda, e pane veten te ndaluar ne stadiumin Wembley nga stjuardet per shkak te bluzes qe djali i vogel kishte veshur.

Babai i femijes madje tregoi se kishte tentuar ti vishte nej bluze tjeter djalit vetem e vetem per te pare ndeshjen, por ata nuk e kishin lejuar duke i sekuestruar edhe biletat.

“Nuk e kisha pare kurre te qante aq shume sa ate dite” tregoi babai pas ngjarjes. “U hodhem ne rruge a thua se ishim huligane dhe jo nje baba me nje femije te vogel qe e kishte enderr te shikonte skaudren e tij ne transferte”.

Ata te dy perfunduan duke e pare ndeshjen ne nje pub afer stadiumit duke qene se nuk u lejuan.

Keshtu qe tifoze zikalter (qe do te jeni te shumte edhe nga Shqiperia), ju lutem tregoni kujdes: mos shkoni ne stadium me bluzat e Interit nese bileta juaj nuk eshte tek sektori i tifozeve te Interit.

Rrezikoni te mbeteni jashte dhe te mos e shikoni ndeshjen. Nese njihni dike qe do te shkoje ne kete ndeshje, LAJMEROJENI.  

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.