Tifozet e Lazios te xhindosur me Spallettin: ja cfare ka uleritur ai teksa largohet nga Olimpico
Nje fitore shume e rendesishme ajo e Interit ne Olimpico kunder Lazios.
Tre pike qe kane sjelle ne shtepi zikalterit i kane dhene atyre mundesine qe te kalojne ne vendin e dyte ne klasifikim me pike te barabarta me Napolin.
Zikalterit i kane dhene keshtu me siguri vetvetes, por jane rikthyer te jene te qete pas humbjes ne shtepine e Barcelones.
Interi keshtu eshte larguar nga Roma me bindjen se eshte nje skuader e forte por kjo edhe per shkak se eshte merite e Spallettit.
Por ka dicka qe ka ndodhur diten e hene pas ndeshjes qe gazeta Republicca zbulon dhe qe nuk ishte bere me dije me pare.
Ja cfare shkruajne ata:
“Eshte nje nga ato gjera aty per aty te lene ne vend dhe te bejne te pyesesh veten: cfare ka dashur te thote? Me ke e kishte at qe tha?”
“Luciano Spalletti ka dale nga dhomat e zhveshjes ne Olimpico pas Lazio-Inter me grushtat e mbledhur duke uleritur “Forza Roma” me syte plot gezim teksa i doli perpara nje gazetar i njohur i cili eshte edhe tifoz i Romes.”
“Kjo gje nuk i ka pelqyer aspak tifozeve te Lazios te cilet jane xhindosur me kete gjest dhe nuk jane permbajtur neper rrjete sociale.”
“Duket se ka qene menyra e tij per te treguar kenaqesine e fitores ndaj Lazios te cilet kane qene rivalet me te medhenj te ish-skuadres se tij Romes.”
“Gjithmone e me shume Spalletti po behet special edhe per festimet por edhe ne ato qe thote. Konferencat per shtyp para dhe pas ndeshjes jane nje show me vete.”