Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,094 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo – Rafinha, ka filluar lufta e ftohte me Barcen: ja oferta e pare e Interit!

Mundo Deportivo – Rafinha, ka filluar lufta e ftohte me Barcen: ja oferta e pare e Interit!
Inter Club Staff

Pavarsisht fjaleve te Luciano Spallettit ne konferencen e fundit per shtyp ku tha se Interi e ka te pamundur blerjen e Rafinha dhe Cancelos, ne ambjentin blaugran nuk mendojne keshtu. 

Ne Katalonje nuk jane aspak pesimist per qendrimin e Rafinhes ne Appiano Gentile pavarsisht veshtiresive por perkundrazi.

Ne nje shkrim te gjate te publikuar nga Mundo Deportivo, ata kane analizuar situaten duke e cilesuar planin e Interit si “plan te miremenduar” dhe se zikalterit kane nje strategji per te arritur tek lojtari.

Duke perdorur preferencen e Rafinhes, zikalterit kane gati oferten e pare per Barcelonen dhe do te jete 18-20 milione euro.

Drejtori sprotiv Ausilio do te takohet javen e ardhshme me CEO-n blagurana Oscar Grau dhe drejtorin teknik Pep Segura per te nisur diskutimet e para per transferimin perfundimtar te lojarit ne Milano por nuk ka ndonje nxitim per momentin duke pare preferencen e lojtarit dhe grumbullimin e Interit qe fillon ne korrik.

Nderkohe, Interi po flet vazhdimisht me Mazinho, babain dhe agjentin e lojtarit me te cilin po flasin per strategjine dhe per kontraten e djaloshit me klubin zikalter.

Nderkohe, duket se Rafinha e ka informuar Barcelonen se deshira e tij me e madhe eshte te qendroje tek Interi.

Barcelona nga ana e saj po mendon te ktheje nje kunderpergjigje per oferten e Interit qe te kete me shume fuqi ne kete tratative dhe deshiron te rrise cmimin.

Eshte me pak fjale nje lufte e ftohte ndermjet Interit dhe Barcelones ku nga njera ane eshte Interi qe ka ne dore deshiren e lojtarit dhe Barcelona nga tjetra kartonin e tij.

Me pak fjale, nuk do te jete nje tratative e thjeshte me zikalterit qe ofrojne 20 milione euro dhe me Barcelonen qe kerkon me shume para por deshiron edhe ta shese me patjeter kete vere duke dashur te perfitoje para per Griezeman.

Per momentin, tek Barcelona duket se Rafinha eshte lojtari qe mund ti ofroje me shume para ne merkato klubit blaugran.

Nderkohe, Rafinha duket shume i menduar ne rrjete sociale dhe sot ka postuar kete foto ne instagram me emojin me ‘rene mendimtare’ vetem pak me pare:

?

A post shared by Rafinha Alcantara (@rafinhaaa93) on

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.