Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

300 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tonali, zbulohet faktori qe po favorizon Marotten ne garen per italianin: avantazh i qarte edhe ndaj Juventusit!

Tonali, zbulohet faktori qe po favorizon Marotten ne garen per italianin: avantazh i qarte edhe ndaj Juventusit!
Inter Club Staff

Interi ka kaluar ne avantazh te qarte ne garen per Sandro Tonalin: sipas Tuttosport, drejtuesit zikalter kane vendosur qe te hidhen ne nje sulm te rendesishem ne drejtim te diamantit te Brescias.

Ai eshte prej kohesh edhe nje objektiv i Juventusit, por Interi dhe Marotta duket se jane me perpara se klubi nga Torino.

Ajo qe ka bindur drejtuesit zikalter eshte edhe pamundesia per te arritur tek nje emer tjeter qe eshte ne krye te listes se Marottes dhe Ausilios:

“Ne Serie A prioritet per zikalterit ka qene nje lojtar tjeter qe ka shperthyer kete sezon me Fiorentinen.”

“Behet fjale per Gaetano Castrovilli, por qe nga Fiorentina quhet i pashitshem dhe nuk do te levize te pakten kete vere.”

“Vendimi i Fiorentines ka bere qe Interi te futet ne gare fuqishem dhe e vendosur per Tonalin (qe gjithesesi pelqehej dhe ndiqej prej kohesh nga Marotta dhe Ausilio) per te mundur edhe konkurencen e Juventusit.”

“Interi per Tonalin po ndjek dy pista te ndryshme ne te njejten kohe: njera eshte per Massimo Cellinon dhe njera me agjentet e lojtarit.”

FAKTORI DECIZIV QE PO PERDOR INTERI – “Inter po provon qe te shfrytezoje nje avantazh te rendesishem pikerisht per nje status niveli qe nuk ka arritur ende.”

“Tek Interi, fitimi i nje vendi titullari si protagonist mund te arrihet me thjeshte se tek Juventusi sepse zikalterit po kerkojne djem te rinj me te ardhme perpara ndersa tek klubi torinez ekziston nje mesfushe me eksperience e krijuar tashme dhe nje vend titullari do te ishte me i veshtire.”

“Te zikalterit ai do te gjente edhe shoket e kombetares ne mesfushe si Barella dhe Sensi, por edhe njerez si Eriksen perkrah te cileve vetem mund te rritet akoma.”

“Nderkohe tek Juventusi do te gjente vetem nje lojtar te ri si Bentancur qe ka luajtur nje Boteror si titullar me Uruguayn dhe numeron 18 ndeshje ne Champions League.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.