Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

725 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Ja mega-oferta qe Barcelona i ka bere Lautaros. Kush nuk do te pranonte?”

Gazzetta: “Ja mega-oferta qe Barcelona i ka bere Lautaros. Kush nuk do te pranonte?”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter vazhdon qe te qendroje pezull e ardhmja e Lautaro Martinez, sulmuesit te ri argjentinas.

Barcelona nuk eshte dorezuar aspak por linja e Interit ka qene shume e qarte: nje ose me shume lojtar ne kembim, por cash-i nuk duhet te zbrese poshte 90 milione eurove.

Sipas asaj qe nenvizon sot La Gazzetta dello Sport, Toro eshte therritur ne apel qe te marre sa me shpejt nje vendim qe klubet te percaktojne strategjite e tyre.

“Marreveshja eshte futur ne pjesen e saj me te gjalle. Barcelona ka vene nje deadline qe te mos e zgjase me shume kete tratative.”

“Me pas, do te vendose Toro. Por duke respektuar vullnetin e Interit. Lautaro eshte i lidhur me Interin per tre sezone dhe ndalohet nga nje klauzole prej 111 milione euro.”

“Deri me tani nuk ka kerkuar ne asnje moment largimin, por nuk e ka fshehur aspak deshiren per te luajtur me Messin nje dite.”

“Interi nga an e saj, nuk ka asnje mendje te heqe dore nga lojtari dhe nuk deshiron qe te beje ulje per te.”

Pas nje sezoni te madh, Interi e di qe do duhet te ulet ne nje tavoline me Lautaron dhe agjentet per ti propozuar nje rritje te rroges.

“Aspekti ekonomik vlen shume, e qarte, por nuk do te jete ai qe do te percaktoje zgjedhjen perfundimtare. Te pakten kjo eshte ndjesia.”

“Sipas asaj qe thuhet ne Spanje, Barcelona i ka ofruar Lautaro Martinez plot 12 milione euro ne sezon (10 milione plus 2 milione bonuse te sigurta)

“Lautaro nuk do i thoshte kurre jo 10 milione eurove ne sezon te Barces (Kush eshte ai lojtar qe do i thoshte jo nje rroge 4 here me te larte se ajo aktuale?) dhe e di qe Interi ne ate shifer nuk do e arrinte kurre.”

“Por tek ai ekziston edhe dicka tjeter: mardhenia qe ai ka me njerezit qe punon dhe tifozerine. Nuk eshte nje lojtar qe varet vetem nga parate.”

“Ai ka deshire nga njera ane edhe te vazhdoje ne hapat e Militos tek Interi, nje lojtar qe e ka keshilluar te kaloje ne Milano vetem dy vite me pare.”

OFERTA E BARCELONES – “Ne pritje te nje vendimi perfundimtar nga Lautaro, kontaktet ndermjet klubeve keto dite nderkohe kane qene shume te rregullta dhe eshte diskutuar shume per gjithcka.”

“Barca, vullnetin e saj e ka qe gjithcka te mbyllet sa me shpejt te jete e mundur. Interi nderkohe ka nje problem ekonomik: poshte 90 milione euro cash nuk zbret.”

“Eshte nje pozicion i palekundur ky, ashtu si tregon edhe refuzumi qe i ka bere ofertes prej 80 milione eurosh qe ka ardhur ne drejtim te lojtarit.”

“Interi nderkohe deshiron ne merkato lojtare per krahet e saj dhe Barcelona ka dy lojtare ne pronesi qe jane kandidatura te forta si Emerson Royal dhe Semedo,”

“Sidomos braziliani, qe ka nje vleresim me te vogel se portugezi por ka nje marzh rritje shume te larte: ne Brazil e krahasojne me Maicon dhe Dani Alves, dy nga me te miret e viteve te fundit.”

“Me 90 milione euro, bashke me njerin prej tyre dhe Vidal, mbase Interi do te pranonte me kenaqesi nje marreveshje. Natyrisht, nese e lejon Lautaro kete gje…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.