Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

341 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tonali, zbulohet prapaskena e madhe per interesimin e Paris-Saint Germain dhe Barcelona: gjithcka ka te beje me… Cellinon!

Tonali, zbulohet prapaskena e madhe per interesimin e Paris-Saint Germain dhe Barcelona: gjithcka ka te beje me… Cellinon!
Inter Club Staff

Sandro Tonali eshte nje nga objektivat kryesor te merkatos se Interit dhe kjo nuk eshte dicka e re tashme.

Klubi zikalter po e ndjek me kujdes lojtarin prej kohesh dhe Beppe Marotta po merret personalisht me kete tratative.

Por mesfushori i Brescias eshte nje nga lojtaret me te kerkuar edhe ne rang europian me disa klube te rendesishme qe e kerkojne ate.

Ose te pakten, keshtu deshiron Presidenti i Brescias, Cellino, qe te mendoje Interi dhe Juventusi. Por si qendrojne punet vertete?

 

Kete e zbulon Alfredo Pedulla, i cili thote se pavarsisht se nga Brescia vazhdojne te thone se per lojtarin eshte e interesuar Barcelona dhe Paris Saint-Germain, kjo gje eshte e pavertete.

Presidenti i Brescias deshiron qe Interi te nxitoje, dhe prandaj perdor keto thashetheme per te arritur tek 50 milione eurot qe kerkon ai.

Por ideja e Interit eshte shume e qarte dhe Beppe Marotta nuk eshte nje drejtues qe e ha shpejt ‘karremin’ e presidenteve te Serie A.

Zikalterit kane ne dore marreveshjen me lojtarin dhe jane shume te qete ne pritje te perfundimit te Serie A.

Rreziku me i madh vjen nga Juventusi, por edhe keta nuk e kane fuqine ekonomike ne merkato si Interi qe sapo ka shitur Icardin per nje vlere teper te majme.

Per Tonalin eshte e sigurt qe mbetet ende shume pune perpara por nese ka dicka te sigurt ne kete moment eshte se as Barcelona dhe as PSg nuk kane bere ndonje oferte per te e as nuk kane nisur ndonje tratative. E gjitha eshte nje loje per te rritur cmimin e lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.