Inter, Conte ka vendosur gjithcka: ja formacioni i mundshem ndaj Sampdorias
Dalja nga Kupen e Italise ka qene e dhimbshme per Interin, por dicka e mire per sa i perket paraqitjes ka mbetur.
Conte eshte i kenaqur me lojen e skuadres dhe mbi te gjitha me lojen e Christian Eriksen qe ka treguarr se eshte efikas per mekanizmat zikalter.
Danezi ka zhvilluar nje pune te mire si trekuartist dhe Conte duket se eshte i predispozuar per ta hedhur perseri titullar edhe ne sfiden e se dieles ndaj Sampdorias.
Sidomos sipas asaj qe shpjegon Gazzetta.it, tashme Eriksen nuk ka me nje rival sepse Stefano Sensi eshte demtuar.
ZGJIDHJET TEKNIKE – “Fakti qe Eriksen eshte pare titullar edhe perpara se te demtohej Sensi, ka te beje edhe me aftesine e tij per te gjetur gjuajtjen nga cdo pozicion.”
“Ne fazen e pare te sezonit, Interi ka qene nje skuader plot me vertikalitete, e afte per te shfrytezuar veprimet e automatizuara per te arritur direkt tek dy sulmuesat.”
“Por duke kaluar sa me shume ndeshje, u rriten edhe masat qe mernin skuadrat kundershtare per te eleminuar keto skema.”
“Futja e Eriksen tani i jep me shume mundesi sulmuese Contes ne skemat e tij dhe e ka bere skuadren zikalter te padeshifrueshme.”
“Tani Lukaku dhe Lautaro e dine se mund te marrin ne cdo moment nej top te mire per te gjuajtur ne porte.”
GODITJET E LIRA – “Ne te kaluaren, jo shume ne te kaluaren por tani afer, tek kornet e mb ite gjitah tek goditjet e denimit, Interi ka vuajtur shume qe te krijoje rreziqe apo te gjeje rrugen e golit.”
“Tani me Eriksen kjo ka ndryshuar totalisht. Goditja e kendit e kthyer ne gol ishte vetem nje nga episodet e rrezikshme.”
“Ai nga goditja e lire ka bere qe Ospina te rrezikoje disa here te pesoje golin e dyte, edhe pse nuk ja doli dot.”
“Prandaj, Christian Eriksen tashme eshte kthyer ne nje titullar te padiskutueshem me gjendjen e tij fizike dhe me formen e tij.”
Po formacioni i Interit, si do te jete? Te vetemet dyshime te Antonio Contes ne kete moment kane te bejne me mbrojtjen.
Aty De Vrij, D’Ambrosio dhe Godin kane pasur probleme dhe u perfol shume per nje Andrea Ranocchia nga minuta e pare.
Por duket se ka pasur nje permiresim te ndjeshem gjendja e De Vrij de keshtu nga minuta e pare mund te luaje hollandezi.
Ky eshte formacioni i mundshem i Interit:
Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Brozovic, Barella, Eriksen, Candreva, Young, Lukaku dhe Lautaro.