Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

459 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TOP 11 – Inter, tre lojtare zikalter perzgjidhen ne formacionin e javes te Serie A: “E papritur te shohesh prezent edhe Vecinon.”

Inter Club Staff

Interi sapo ka fituar ndaj Fiorentines me rezultatin 1-3 perpara dy ditesh ne nje nga fushat me te veshtira te Serie A, por kjo jave ende nuk eshte mbyllur.

Diten e sotme pritet te luhen edhe kater ndeshje te tjera per tu futur zyrtarisht ne javen e gjashte te Serie A.

Gjithesesi, diten e djeshme, WhoScored.com si gjithmone ka publikuar formacionin me te mire te javes sipas tyre ne Serie A.

Ne kete formacion ka plote tre lojtare te Interit, te cilet jane vleresuar te gjithe me note mbi 8 e qe eshte nje note shume e larte.

Nderkohe, bashke me tre lojtaret e Interit jane edhe plot pese lojtare te Sampdorias dhe tre lojtare te skuadres se Napolit.

Si rralle here, formacioni i javes eshte i perbere nga vetem tre skuadra te Serie A ne total: dicka shume e vecante.

Ne porte eshte perzgjedhur Audero me noten 8. Ne mbrojtje me pas Bereszynski i Sampdorias dhe Rrahmani, Koulibaly dhe Mario Rui te Napolit.

Ne mesfushe, Antonio Candreva, Marcelo Brozovic, Matias Vecino dhe DAmsgaard po i Sampdorias: te gjithe me note mbi 8 me perjashtim te Candreves qe ka pasur noten 9,1.

Nderkohe, dyshja e sulmit ka qene Caputo – Lautaro Martinez. Lojtari i Sampdorias gezon noten me te larte nga i gjithe Top11 me 9,5 ndersa Martinez 8,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.