Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

385 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS zbulon: “Ja kush eshte super oferta e Interit per Bremer: Marotta do te jape dy lojtare ne kembim.”

TS zbulon: “Ja kush eshte super oferta e Interit per Bremer: Marotta do te jape dy lojtare ne kembim.”
Inter Club Staff

Te gjithe duan Gleison Bremer. E shkruan Tuttosport, duke folur qarte per ate qe pritet te ndodhe ne te ardhmen me lojtarin dhe Torinon.

Ai ka rinovuar deri ne 2024, por vetem me kushtin qe te lihet i lire gjate veres e duke bere Torinon keshtu qe te fitoje disa milione euro.

Urbano Cairo ka perpara dy rruge: te vendose te marre sa me shume para, ose te pranoje edhe lojtare ne kembim.

E pikerisht ketu futet ne loje Interi, nderkohe qe lojtari po ndiqet me kujdes edhe nga klube si Liverpool, Tottenham apo edhe City.

“Keto tre klube duhen mbajtur nen vezhgim sepse nese do te futen ne gare, shifrat do te jene vertete te frikshme.”

“Por duke mbetur ne Serie A, situata eshte komplet ndryshe. Ne gare per Bremer do te futej edhe Juventusi nese shet De Ligt per 60-70 milione euro.”

“Ne ate pike Juventusi do te kishte dy karta: Mandragora qe eshte i huazuar por edhe Gatti i Frosinones qe sapo e kane blere dhe qe Torinos i pelqente shume.”

“Por kujdes sepse perpara te gjithave eshte Interi me Mino Raiolen qe po mundohet te shese De Vri ne Premier League.”

“Ai ka garantuar se do te sjelle te pakten 20-25 milione euro. Para per te cilat Marotta mund te jape ne kembim dy lojtare.”

“Ata jane Andrea Pinamonti dhe portieri Ionut Radu. Keto jane dy lojtare qe nga Torino pelqehen prej shume kohesh.”

“Po Milan? Ata duken me prapa, dhe objektivin numer nje kane Sven Botman per 30 milione euro ndersa per Bremer nuk jane aq afer.”

“Gjithesesi, ata kane edhe Pobega ne huazim te Torino dhe vleresimi i lojtarit eshte diku tek 18-20 milione euro.”

“Nje mendim per te e ka pasur edhe Napoli, por keta te fundit nuk eshte se kane dhene sinjale te forta.”

“Napoli i ka pasur objektivat e saj te fshehur deri me tani dhe shume do te varet edhe nga e ardhmja e Koulibaly.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.