Tuttosport i hedh benzine zjarrit: “Conte kurre nuk ka folur kaq shume per ish-skuadrat: bie ne sy se Inter per te…”
Me sa duket Tuttosport diten e sotme i ka hedhur benzine zjarrit dhe ka vene ne dukje se si Conte flet akoma shume per Interin edhe pse eshte larguar.
Sipas tyre, kjo nuk eshte dicka e zakonte sepse ne te kaluaren, Conte gjithmone i ka shmangur diskutimet per ish-skuadrat e tij pasi eshte larguar.
Por kjo gje nuk po ndodh me Interin dhe Tuttosport duke analizuar fjalet e Contes, ka shkruar si me poshte:
“Mbase Conte eshte ende shume i lidhur nga ana sentimentale me Interin. Edhe pse ai sdo ta tregoje, fjalet e tij e tradhetojne.”
“Ne fjalet e Antonios mund te shihet qarte kjo ndenje qe ka mbetur. Ai eshte larguar pasi mori vesh per largimin e Hakimit, por asnjehere nuk ka qene i bindur per vendimin e tij.”
“Largimin e tij e solli ne nje fare menyre edhe fjale qe ai kishte thene se nese i prekeshin lojtaret, do te largohej, por nese do te kthehej ne kohe, mbase sdo e bente ate premtim.”
“E ajo fraze ‘Scudetton do e rifitoje Interi’ peshon shume dhe tregon se si ai ka ndryshuar ide ne menyre radikale per zikalterit.”
“Ai u largua sepse mendoi se largimi i Hakimit do te ridimensiononte Interin e tij por ne te vertete gjithcka ndryshoi per mire me Inzaghin edhe pse ndodhen shume largime.”