Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vecino, fjale te mrekullueshme per Interin: “Te gjithe do donin te luanin, por une per skuadren…”

Vecino, fjale te mrekullueshme per Interin: “Te gjithe do donin te luanin, por une per skuadren…”
Inter Club Staff

“Kete vit skuadra ndihet shume mire dhe shpresohet se te mbyllim sa me shpejt me fitimin e nje trofeu.”

Ky eshte urimi i Matias Vecino, qe sapo eshte rikthyer para pak javesh ne dispozicion te Antonio Contes pas nje mungese te gjate.

“Te gjithe duam te luajme, te gjithe duam te jemi ne fushe, por eshte nje skuader e nje niveli te larte dhe me shume lojtare te mire.”

“Secili duhet te prese momentin e tij. Nese duam te marrim dicka te madhe nga ky sezon, atehere duhet te jemi te gjithe te bashkuar, ata qe luajne me shume dhe ata qe luajne me pak. Te gjithe do donin te luanin, por une mendoj me pare per skuadren.”

Nderkohe, diskutimi pak me vone kalon tek Romelu Lukaku qe edhe nga Matias Vecino quhet “nje gjigand i mire”.

“Ai eshte gjigandi i mire. E dime te gjithe qe nese po kalojme nje moment te keq, e cojme topin tek ai dhe dicka do te dale.”

Me pas, ai ndalet edhe te kombetarja e tij, ku sapo eshte grumbulluar nga Oscar Tabarez per ndeshjet e kombetares.

“Per mua fakti qe isha ne liste ishte dicka shume e bukur. Eshte e rendesishme te ndihesh i vleresuar nga stafi teknik. E sa keq qe nuk luajme dot, sepse une doja te isha vertete aty.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.