Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

950 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vrsaljko-Inter, Gazzetta zbulon nje klauzole te vecante ne kontraten e lojtarit

Vrsaljko-Inter, Gazzetta zbulon nje klauzole te vecante ne kontraten e lojtarit
Inter Club Staff

Sime Vrslajko eshte lojtari me i ri i Interit.

Pas rreth nje muaj tratative, Atletico u dorezua perballe deshires se lojtarit dhe ofertes se Interit qe nuk shkonte me shume se sa nje huazim me te drejte blerje.

Dje pasdite klubi zikalter beri edhe zyrtarizimin perkates te lojtarin me foton tradicionale te lojtareve te blere kete sezon.

Vrsaljko si te gjithe blerjet e reja, u prit me ovacione ne aeroportin e Malpensas por edhe poshte selise se Interit ku firmosi nje kontarte pesevjecare.

Pikerisht per kete kontrate, Gazzetta dello Sport sot ka zbuluar nje klauzole te vecante qe e kane shume pak lojtare tek Interi.

Behet fjale per te drejtat e imazhit qe duket se Vrslajko do i perdori te gjitha vete dhe nuk do i ndaje me klubin.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport per kete fakt:

“Sime Vrslajko eshte nje lojtar i Interit tashme. Dje erdhi zyrtarizimi nga Atletico e me pas nga Interi. Ai eshte lidhur keshtu me zikalterit per plot pese vite.”

“Ish-lojtari i Atletico Madrid do te perfitoje 2,8 milione euro ne sezon plus te drejtat e imazhit. Kjo eshte klauzola e vecante ne kontraten e tij, sepse kujtojme se Interi qe ne kohen e Thohir ose i ka bere share (ndare) te drejtat e imazhit te lojtareve me vete ata, ose i ka pasur 100% te sajat.”

“Ne rastin e kroatit, klubi ka vendosur qe t’ja lere totalisht atij.”

“Kujtojme se kontrata e Vrslajkos eshte pese vjecare: viti i pare eshte ai i huazimit e nese Interi vendos ta bleje ne fund te sezonit, do i shtohen edhe kater vite te tjera kontrate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.