Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

573 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brazil-Argjentine, Icardi i hap sfide Mirandes: “Kjo nuk eshte asnjehere nje miqesore. Tani…”

Brazil-Argjentine, Icardi i hap sfide Mirandes: “Kjo nuk eshte asnjehere nje miqesore. Tani…”
Ardis
  • On 13/10/2018, 18:11

Mauro Icardi eshte i gatshem te mbaje ne shpatullat e tij sulmin e Kombetares Argjentinase ne ndeshjen e madhe klasike te futbollit amerikano-latin kunder Brazil-it, ne ndeshjen miqesore te programuar te marten e ardhshme ne oren 20:00.

Mbasi i ka vezhguar nga “froni” shoket e tij te kombetares Albiceleste qe kane mposhtur Irak-un ne ndeshjen e pare te turit arabik, kapiteni interist eshte shprehur i gatshem te sfidoje rivalet historike braziliane:

“Jam shume mire, kesaj rradhe kam ardhur ne gjendje optimale – ka konfirmuar ne sitin zyrtar te AFA-s -.”

“Mund te stervitem plotesisht me grupin, dicka qe nuk ka ndodhur ne grumbullimet e meparshme. Po mundohemi te ndjekim nje projekt te ri, me shume lojtare te rinj, me lojtare qe e veshin per here te pare bluzen e kombetares argjentinase.”

Po kerkojme te ndertojme dicka per te ardhmen, te kemi nje baze dhe te krijojme dicka te rendesishme. 

ArgjentineBrazil – ka vazhduar Maurito – nuk eshte asnjehere nje ndeshje miqesore. Ka shume entuziazem, ne tour-in e fundit kemi luajtur kunder Kolumbise, nje skuader e madhe, por te luash kunder Brazil-it eshte dicka me shume.”

“Pavaresisht kesaj nuk eshte nje miqesore ne fushe, dhe nuk do te jete kurre. Skuadra po pergatitet per te kerkuar dicka te rendesishme, ajo qe i duhet ketij cikli”.

Icardi ne fund flet per fitoren kunder Irak-ut:

“Nuk ishte nje ndeshje e lehte, eshte nje skuader qe ka sulmuar dhe mbrojtur. Ka provuar te kundersulmoje, por Argjentina ishte ne gjendje te reagonte, te merrte lojen nen kontroll, te krijonte, te gjeje ate qe kerkon trajneri.”

“Keshtu ka lindur goli i pare, dhe ne momentin qe zhbllokohet rezultati, behet me e lehte me tutje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.