Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

839 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzaroni: “Ja cfare pergjigje me ka dhene nje agjent shume i njohur kur e pyeta per ceshtjen-Icardi.”

Zazzaroni: “Ja cfare pergjigje me ka dhene nje agjent shume i njohur kur e pyeta per ceshtjen-Icardi.”
Inter Club Staff

Ivan Zazzaroni, drejtori i Corriere dello Sport ka folur sot per ceshtjen Icardi nga kolonat e te perditshmes se tij.

Gazetari i njohur ka komentuar vendimin e lojtari per te hedhur ne gjyq Interin.

“Ai ka refuzuar gjithcka, per tete muaj me radhe: keshilla, ftesa, edhe te miqeve te tij me te shtrenjte, ka refuzuar menyra, logjika, miliona. Shume miliona (dje skuadra e Monaco beri nje oferte 12 milione euro ne sezon plus bonuse ne nje vit te vetem).”

“Kjo sepse Maurito ishte ne lufte prej kohesh, me Interin: ka hyre ne lufte ne momentin kur klubi ka vendosur ti heqe shiriti ne kapitenit pa asnje motiv (keshtu pretendon ai), por jo sipas Zhang.”

“Ai deshiron vetem Juventusin thone te gjiteh dhe e kemi shkruar edhe neve.”

“Por une kam pyetur diten e djeshme nje nga agjentet me te rendesishem ne boten e futbollit sot se cfare mendon per ceshjten Icardi, ai me ka pare per disa caste dhe me ka dhene nje pergjigje me nje ze te pasigurt “nuk ja kam me te vertete idene”.

“Po, ka te drejte, askush nuk ja ka idene sepse eshte nje situate e padegjuar me pare.”

“E veshtire te kesh nje ide te qarte sepse kemi nje situate totalisht anormale. Por eshte edhe shume e veshtire qe te mendosh qe te gjithe protagonistet jane gjithmone te sinqerte ne ate cfare thone.”

“Shume jane pyetjet qe i kam bere vetes: kush ka qene ai qe i ka sugjeruar Icardit kete strategji kaq agresive dhe te rrezikshme?”

“A eshte menduar nga Interi qe mund te vinte kjo dite ne momentin kur ka marre vendimin per Mauro Icardin?”

“Po Icardi cfare ka menduar kur ka hedhur ne gjyq Interin per ta rikthyer ne stervitje, se mund te arrijne te riktheje cdo gje si me pare?”

“Kolegji arbitral mund te jape nje pergjigje te drejte, por pyetjet qe i takojne nje profesionisti ti jape pergjigje, nje burri, nje babai, per sa i preket ekuilibrit te tij personal, emotiv dhe familjar, nuk mund ti jape gjykata por vetem Icardi. Perse ai nuk flet? Nga kush eshte keshilluar Icardi?.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.