Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

938 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Campagnaro: “Juventus? Nuk e kemi frike! Ndersa Mazzarri…”

Campagnaro: “Juventus? Nuk e kemi frike! Ndersa Mazzarri…”
Andi Prifti

Dite prezantimi per blerjet e reja ne qendren sportive La Pineta ne Pinzolo. Eshte rradha e Hugo Campagnaro dhe Marco Andreolli. I pari do te mbaje numrin 14 qe ishte i Guarin, ndersa Andreolli numrin 6, qe ishte i Silvestre. Ketu keni fjalet e Hugo Campagnaro, te plota dhe ne gjuhen shqipe, te sjella nga inter.al:

Çfare mendoni se mund t’i jape Interi karrieres suaj?

Mund t’i jape shume sepse jam ne nje skuader te madhe. Vij nga 4 vite te shkelqyer tek Napoli tek nje shoqerie e rendsishme me histori te madhe. Do te jete nje vit i rendesishem per mua, do te jap gjithçka qe mundem. Tani do te punojme ne grumbullimet dhe me pas te shohim se ç’do te ndodhe.

A e prisje qe ta gjeje Mazzarrin tek Interi?

Jo, dhe tek Napoli ishte nje koiçidence sepse ishte Donadoni. Mua me kishin gjetur akordin me Interin por nuk dija gje. Tek Napoli doja te lija kujtime te mira. Aty me kane ndihmuar shume dhe lojtare e tjere, por tani jam i lumtur qe ndodhem ketu. Dhe njehere tjeter do te jem me Mazzarrin, eshte grumbullimi i shtate me te. Di praktikisht gjithçka.

Ti di gjithçka mbi Mazzarrin. A ka diçka ndryshe nga aventurat e tjera?

Jo, eshte gjithmone i karikuar. Tek Sampdoria kemi qene bashke, dhe atje ishte i karikuar. Lojtaret duhet te jene inteligjente per te perfituar nga ato qe ai i thote.

Çfare do t’i jepnit ne kembim Guarin meqe ai ju dha numrin e bluzes?

U habita shume. Ishte nje gjest i bukur nga ana e tij dhe e vleresoj shume edhe per faktin qe vitin e kaluar luajti shume mire. Sapo i thashe ma dha pa problem dhe e falenderoj shume.

Ketu gjen shume argjentinas. Eshte kjo nje gje e rendesishme?

Po, sepse ne kemi zakone te ngjashme, edhe pse tani i njoh mire ritmet italiane. Grupi eshte i shendetshem dhe kjo ka rendesi. Kam te njejtin trajner qe kam punuar prej kohesh dhe keshtu qe eshte nje lehtesim. Tani duhet vetem te ambjentohem me qytetin.

A i druheni konkurrences edhe pse keni te njejtin trajner?

Gjithmone kam luftuar per vendim tim ne formacion, qe tek Sampdoria dhe deri tek Napoli. Ne klubet e medhaja ka lojtare kampione, duhet te bej me te miren time dhe me pas trajneri do te vendose dhe ne baze te kundershtarit. Ai do te beje zgjdhjet e tij, ne jemi te gjithe te barabarte.

Interi nuk merr pjese kete vit ne kupat europiane. Eshte nje avantazh ky?

Sigurisht qe te luash me pak ndeshje do te thote nje gjendje me e mire fizike dhe na duhet te perqendrohemi ne kampionat sepse do te luajme çdo 7 dite. Kunder Interit te gjithe duan te fitojne, por fitorja mbetet detyrimi yne.

A mund te beje Kovacic rolin qe ben Hamsik tek Napoli?

Po, sigurisht. Me ka habitur qe vitin e kaluar, tani qe e shoh nga afer mendoj se mund te behet i pazevendesueshem, ashtu siç ishte Marek tek Napoli. Ka potencial per tu bere me i forte.”

Mbrojtja me 3 mund te jete nje formule fituese per t’i sjelle scudetton Interit?

Sezoni i fundit i Interit nuk ishte me i miri i mundshmi. Tek Napoli ne kemi pasur sukses me ate modul. Pastaj varet dhe se si adoptohen lojtaret.

Si mund ta frikesoje Interi Juventusin?

Kemi shume motivim, sepse eshte nje trajner i ri tek Interi dhe lojtaret jane me te karikuar, duke kerkuar t’u bashkohen mendimeve te tij. Nuk eshte folur kurre se duhet te luftojme per scudetton, te shohim se ç’do te ndodhe gjate vitit.

Çfare ndryshimesh gjen mes Dimaro dhe Pinzolo? (Dimaro ka qene vendi i pregatitjes te Napolit)

Kampet ketu me duken superiore, organizimi po jep fryte dhe ne duhet te mendojme vetem per te punuar. Po punojme ne grumbullim, prandaj duhet te kemi deshire, te vrapojme,. Mendoj se Pinzolo eshte ne nje gjende me te mire.

Do te te pelqente te luaje serish me Zuniga dhe Lavezzi?

Jo, nuk e kam degjuar kete. Kam lexuar per nje interesim te Interit por nuk u kam kerkuar gje atyre. Jam gjendur mire me Juan Camilo, me ka impresionuar me lojen e tij. Ketu ka lojtare me cilesi te madhe, merkatoja i takon shoqerise.

Pse zgjodhe numrin 14? 

E dija qe ishte numri i Guarin, po mendoja per numrat e tjere. Me pas Fredy me tha qe do te ma linte mua ate numer dhe e mora.

E quan Juventusin me te forte se Interin?

E dime qe eshte e forte por se nuk kemi frike nga asnje, edhe pse ka fituar dy scudetto rresht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.