Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

352 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Steven Zhang zbulon gjithcka: “Ja si ka shkuar takimi me Conten. Mediat po tentojne te bejne drama, por…”

Steven Zhang zbulon gjithcka: “Ja si ka shkuar takimi me Conten. Mediat po tentojne te bejne drama, por…”
Inter Club Staff

Interi qe do te vije, Messi, takimi me Conten tek Villa Bellini.

Jane te shumte argumentet per te cilat ka folur Steven Zhang, ne nje interviste te gjate dhe interesante te dhene per Corriere della Sera.

Presidenti i klubit zikalter ka bere edhe nje bilanc te presidences se tij: “Nese duhet te bej nje bilanc te presidences time, eshte e qarte se ka momente up and down. Por une preferoj te shikoj perpara.”

E cfare shikon? Cfare do te thote te drejtosh Interin?

“Eshte me siguri nje pergjegjesi e madhe: te jesh president i Interit do te thote te mendosh ne menyre konstante per njerezit, per gezimin e tifozeve, te popullit zikalter, per nevojat e tyre, ti interpretosh ne menyre te drejte.”

“Interi ka nje mision, nje plan, strategji te drejtuara drejt fitores. Por jo vetem.”

Cili eshte ky mision?

“Te rritemi ne menyre konstante duke respektuar ne menyre konstante objektivat tane. Mendoj se rruga e marre eshte ajo e drejta.”

“Si ne nivel klubi por edhe ne nivel skuadre dhe shikoj nje empati ideale per te punuar ne menyren me te mire.”

Eshte dashur qe te perballeni me nje takim me drejtuesit dhe Antonio Conten: ju jeni protagonist i asaj mbledhje, si e keni perjetuar?

“Me lini tju them se tonet e asaj mbledhje jane dramatizuar shume.”

“Ishte e nevojshme te benim nje reflektim, kam gjetur nje tranjer te qete, konstruktiv, larg zerave qe thuheshin ne media.”

Nuk dyshojme aspak te “qetesia” e Contes, por nuk ka pasur asnje nevoje per te dramatizuar e as per te ekzagjeruar gjerat qe ai ka thene vete.

“Conte e jeton ndeshjen dhe eventin ne nje menyre shume te vecante, me shume intensitet.”

“Por kur ulet ne nje tavoline, i tregon idete e tij shume te qarta, duke bere propozimet per te miren e skuadres dhe klubit.”

“Ka shkuar keshtu ai takim me drejtuesit e Interit. Dua te them se filmi i treguar ne media ka qene shume i ndryshem nga realiteti i fakteve.”

Jane zgjidhur problemet?

“Ai takim ka qene vetem nje nga shume takimet, te cilat ndodhin edhe ne perditshmeri, te nevojshme per te sistemuar disa ceshtje urgjente, operatove, qe kane nje qellim te caktuar: rritja eshte konstante e klubit Inter.”

Cila eshte metoda jote e punes?

“Kam nje kujdes te vecante per detajet. I konsideroj shume te rendesishem. Per ta kuptuar me mire: jam rritur ne nje ambjent profesional ku “mikrodrejtimi” eshte i vecante dhe thelbesor.”

“Edhe ne momente te vecanta, shoh gjithcka me kujdes.”

Eshte e veshtire? Sa punon ne dite?

“Kam shume pune, por me mjaftojne 4-5 ore gjume. Pastaj duhet te mesohem qe te jetoj ne shume fronte profesionale, me orare te ndryshem, nga Europa ne Kine e duke kaluar ne Amerike. Ditet e mia jane keshtu.”

Keto jane dite merkatoje, merkato qe mezi pritet nga tifozet. Deri me tani ka ardhur Hakimi, eshte marre Kolarov, tani flitet shume per Vidal.

Por rregulli i vendosur nga ju eshte ndjekur edhe nga Marotta dhe Ausillio: “ne fillim te shitet dhe pastaj te blihet”?

“Eshte kjo rruge eshte thjesht nje rruge e programit tone te rritjes se skuadres. Futbolli po kalon nje moment delikat, turbolent, ne nivel nderkombetar dhe kjo sjellje nuk ka lidhje vetem me merkaton, por duhet te respektohet dhe ne ardhmen.”

“Ben pjese e nje mesazhi te vazhdueshem dhe per te arritur nje stabilitet profesional dhe financiar.”

Si do e kenaqni Conten? Ai deshiron te fitoje…

“I gjithe Interi po punon per fitoren, kete aspirate e kemi misionin tone.”

“Me pare flitej se punon shume: mire, por une kurre skisha pare dike qe punon kaq shume sa Conte, me kete intensitet.”

“Edhe kjo karakteristike na bashkon. Por edhe te qenit detajis. Une e ndjek me perpikmeri nje princip si ai…”

Cili eshte ky?

“Sensin e perkatesise. Kur marr ne pune nje profesionist, flas ne pergjithesi, nje punonjes tek Interi, qe ka nje rol preciz, une mendoj te punoj me ate burre apo grua per te gjithe jeten. Edhe kjo eshte nje vlere rritje.”

Ka qene vera e Messit? E ke menduar ndopak?

“Jo, nje investim te tille nuk mund ta besh dot ne projektin tone. Te pakten jo ne kete moment.”

“Inovacion, programim, rritje konstante, stabilitet ekonomik jane kryefjala jone. Prandaj, per te ndjekur kete rruge duhet te kemi nje projektim ne nje te ardhme te larget. Presim rezultate e do te ngjisim Interin ne nivele kombetare dhe nderkombetare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.