Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

371 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje skuader e plote ne merkato: ja 11 emrat qe Marotta po tenton ti shese: “Deri me tani, duket e pamundur te….”

Inter, nje skuader e plote ne merkato: ja 11 emrat qe Marotta po tenton ti shese: “Deri me tani, duket e pamundur te….”
Inter Club Staff

Pothuajse nje skuader e tere ne largim e siper.

Pasi jane larguar portieret, Berni ne skadence, dhe huazimet e Brazao (te Real Oviedo) dhe Di Gregorio (te Monza), vazhdon misioni i Marottes dhe Ausilios, qe duhet te gjejne skuadra per shume lojtare te tjere.

Me pak fjale, nje formacion i tere, ashtu si po thonim, sepse ne kete moment, jane te shumte lojtaret ne dalje.

Sipas asaj qe tregon Tuttosport, gjithcka nis nga mbrojtja, ku treshja Godin-Ranocchia-Asamoah dhe ne krah Candreva dhe Dalbert jane gati per tu larguar.

Me pas ne mesfushe edhe Vecino dhe Joao Mario, me Brozovic qe eshte futur ne kete liste per te financuar nje goditje te madhe (Kante psh).

Por ne kete liste te lojtareve qe mund te shiten, eshte edhe Christian Eriksen, qe nuk eshte futur kurre ne skemat e Contes.

Gjithashtu edhe Perisic ndodhet ne kete liste.

Por nuk duhet harruar as Radja Nainggolan, i cili vjen nga nje huazim tek Cagliari, skuader kjo qe do te donte te kthehej prapa, por belgu nga ana e tij deshiron te tregoje cilesite e tij tek Interi.

Ne mesfushe nuk lene menjane as Agoume, nje lojtar i ri qe mund te huazohet te nje skuader e Serie A per me shume minuta.

Pastaj, edhe ne sulm ka njerez si Esposito dhe Salcedo qe po presin lajme rreth te ardhmes se tyre dhe me shume mundesi do te huazohen edhe ata.

Por ne kete moment, mungojne ofertat dhe drejtuesit zikalter po vazhdojne te punojne per te sistemuar lojtaret qe jane jashte projektit teknik.

E perditshmja tregon se per Godin, Interi ka bere shume duke i ofruar edhe disa rroga te paguara dhe duke e lene me parameter zero.

Por ne kete moment mungon marreveshja e lojtarit me Cagliarin.

Per Asamoah dhe Ranocchia mund te kete nje zgjidhje konsensuale te kontrates, ndersa gjithmone ne mbrojtje, Interi deshiron te mbaje Skriniar por ne rast te ndonje oferte 50 milione euro, ai do te shitej.

Pastorello, agjenti i Candreva dhe Joao Mario, po kerkon nje zgjidhje per dy lojtaret e tij.

Nderkohe. per Vecino vazhdojne sondazhet per te gjetur ndonje skuader ne formen e huazimit me te drejte blerje.

Asgje konkrete per Dalbert nderkohe, kurse Interi ka besim te kroatet: Brozovic dhe Perisic kane merkato por per momentin nuk kane ardhur propozime interesante.

Ne fund Eriksen: klubi nuk deshiron ta humbase, dhe cdo oferte poshte 40 milione euro do te refuzohet.

Kjo eshte pak a shume situata tek Interi: plot 13 lojtare qe duhet te largohen dhe dicka e tille duket shume e veshtire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.